ELBASAN/ Në ditën e pestë të protestës: Kompania të mos na kërcënojë Metalurgët e “Kurum”:Do hymë në grevë urie
Greva e punonjësve të kompanisë turke “Kurum International” në Elbasan hyri dje në ditën e pestë të saj.
Punëtorët kanë bllokuar sërish dje lëvizjen e mjeteve të kompanisë, duke paralizuar totalisht aktivitetin. Metalurgët nisën grevën në shenjë proteste ndaj dhunës fizike të ushtruar mbi një punëtor shqiptar. Protestuesit deklaruan në fillim të grevës se drejtori turk i Sektorit të Derdhjes së çelikut pa ndërprerje, Mehmet Xhen, ka rrahur punëtorin Refik Hasalla, 54 vjeç. Protestuesit, të mbështetur edhe nga sindikatat kërkojnë largimin e drejtuesve aktualë të uzinës së çelikut, të cilët shpeshherë keqtrajtojnë punëtorët shqiptarë. Drejtuesit e kompanisë turke i kanë bërë thirrje për të ndalur grevën dhe të rinisin aktivitetin normal të punës, pasi kostoja financiare që sjell braktisja e punës nga ana e punëtorëve është shumë e madhe. Ata thonë se pezullimi i punës mund të bëjë që furrat të dalin jashtë përdorimit, pasi tullat që shërbejnë për ndërtimin e tyre nuk mund të qëndrojnë kaq kohë pa punuar. “Në rast se brenda ditëve të para të javës punëtorët nuk do t’u rikthehen vendeve të punës, atëherë firma pritet të nisë remontin, për shkak se furrat mund të dalin jashtë përdorimit dhe vlera e tyre për remont mund të kalojë 1.5 milionë euro”, pohojnë drejtuesit turq të fabrikës. Por punëtorët refuzojnë, madje kërcënojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat, të hënën do të hyjnë në grevë urie. Kërkesa të tjera që janë parashtruar për zgjidhje nga metalurgët janë dhe rritja e pagës, marrja e dietës ushqimore, sipas VKM-ve, përmirësimi i masave të sigurimit teknik në punë, sigurimi i veshjeve profesionale ndaj nxehtësisë dhe ushqimin antidodë, që drejtuesit e firmës e japin në vlerë dhe jo në kalori ushqimore. Punëtorët janë dhe kundër largimit të punonjësve pa asnjë shkak dhe duke shkelur kontratën. Drejtuesit e kompanisë “Kurum” kanë paditur disa punëtorë në Prokurorinë e Elbasanit, duke i akuzuar se po u bëjnë presion kolegëve të tjerë për të vazhduar grevën. Gjykata pritet të shprehet në shtator për ligjshmërinë e grevës së metalurgëve në Elbasan.