E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai rreh barbarisht vajzën e gruan



ELBASAN- Nënë e bijë përfundojnë me fraktura të rënda në spitalin e Elbasanit, pasi u rrahën barbarisht nga kryefamiljari. Sipas policisë, dhuna në familje ndodhi në lagjen "Shënkoll" të këtij qyteti dje në mbrëmje. Kostandin Skënderi, 48- vjeç, përfundoi në pranga pasi nënë e bijë e denoncuan atë për keqtrajtim. "Babai ushtroi dhunë mbi të bijën, 18- vjeçe, dhe gruan e tij, 38-vjeçe, për shkaqe ende të paqarta", - bënë të ditur burime nga policia e Elbasanit. Kjo e fundit është njoftuar nga bluzat e bardha pasi në spital ishin paraqitur për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë të dhunuarat. Adoleshentja P. Skënderi dhe nëna e saj, Eleonora Skënderi, ndodhen ende në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e mirë. Sipas burimeve, vajza është futur për të ndarë prindërit e saj, por ajo është ndeshur me agresionin e të atit, i cili ka dhunuar jo vetëm të shoqen, por edhe të bijën. Pas denoncimit të kryer është bërë i mundur arrestimi i dhunuesit Kostandin Skënderi. Pritet që dëshmia e tij të zbardhë shkaqet e dhunës së ushtruar ndaj dy grave të familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›