E Shtunë, 31 Tetor 2026

ELBASAN: Zjarri shkatërron tregun rom

ELBASAN Shkatërrohet nga zjarri tregu i romëve në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit. Flakët u shfaqën rreth orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm dhe ato morën përmasa të mëdha, duke pushtuar të gjithë hapësirën ku shtrihej tregu i vjetër i romëve. Në kohë rekord flakët përfshinë të gjithë ambientin duke djegur edhe materialet që ndodheshin brenda sirtarëve të improvizuar nga tregtarët romë, si edhe rrezikuan të digjnin disa banesa shumë pranë tregut. Për shuarjen e flakëve ndërhynë të gjitha forcat dhe mjetet e stacionit të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe vetëm pas tre orësh u arrit që të neutralizoheshin flakët. Vetë tregtarët, të cilët shisnin në mënyrë informale këtu, thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm për ti larguar. Ndërsa policia thotë se ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet.    m.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›