E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja pa vrasjen: Djali në market deshi të na vidhte

Sekuenca nga kamerat e sigurisë kur autori i drejton armën viktimësnë market

Tiranë, policia: Dy pista për ngjarjen, të afërmit: Ska konflikte pronësie.

Yzberisht, Petrit Kola u vra me 1 milion lekë të rinj në banak.

Gruaja ka qenë dëshmitare e vrasjes së Petrit Kurtit (Nela), pronar i supermarketit në Yzberisht i ekzekutuar me dy plumba mbrëmjen e të enjtes në Tiranë. Ndryshe nga versioni fillestar i ngjarjes, se viktima ndodhej vetëm në momentin e ngjarjes, rezulton se në dyqan në momentin e ngjarjes ka qenë edhe e shoqja. Në këtë mënyrë, gruaja e viktimës ka qenë dëshmitare okulare e vrasjes kur autori ka qenë i pamaskuar dhe vetëm me një kapelë në kokë. Duket se për arsye sigurie Policia nuk ka dashur ta përfshijë të shoqen e viktimës, pasi mësohet se ajo ndodhej në një pjesë të dyqanit që nuk ishte e dukshme. Ajo nuk ishte pyetur deri dje për shkak të tronditjes që kishte pësuar nga vrasja e bashkëshortit. Dëshmia e saj është marrë mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të ceremonisë së varrimit dhe drekës me pjesëmarrësit në ceremoni. Nga deklarata e dhënë prej gruas, është përforcuar edhe më shumë dyshimi se vrasja është kryer për grabitje pasi sipas saj autori shikonte gjithnjë nga banaku dhe nuk ka përmendur motiv tjetër.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›