E Diel, 1 Nëntor 2026

E.League, tifozëtkroatë sulmojnëautobusin e PAOK

ZAGREB- Dhjetë tifozë të klubit grek PAOK i Selanikut kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi i tyre është sulmuar nga tifozët e Dinamos së Zagrebit, në mbërritjen në kryeqytetin kroat.

Autobusi ka qenë në pronësi të klubit nga Selaniku dhe në të ndodheshin 40 tifozë VIP. Por, tifozët ultras të Dinamos së Zagrebit kanë nisur ta godasin atë me gurë dhe sende të tjera të forta, duke e shkatërruar thuajse plotësisht.

Zëdhënësja e policisë së Zagrebit Jelena Bikiç ka thënë se brenda janë gjetur edhe mjete piroteknike apo fishekzjarrë.

“Për fat të mirë, autobusi nuk mori flakë, por 3 persona që ishin plagosur më rëndë, janë dërguar në spital. Shtatë të tjerë e refuzuan ndihmën mjekësore. Autobusi është sulmuar nga një grup i madh njerëzish, ç’ka do të thotë se ka qenë shumë i organizuar”, deklaroi ajo.

Tifozët e Dinamos së Zagrebit janë shumë të njohur për shkaktimin e rrëmujave dhe në vitet e shkuara kanë marrë shpesh dënime të rënda nga UEFA. Dinamo e Zagrebit dhe PAOK-u i Selanikut do të përballen të mërkurën në Europa League.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›