Julian Assangelirohet me kushtSuedia apelon
LONDËR-
Suedia kërkon seancë dëgjimore për Assange
Dy orë pasi gjykata e Londrës vendosi të lirojë Assange vjen edhe reagimi i Suedisë. Prokurori Gemma Linfield ka kërkuar një seancë dëgjimore brenda 48 orëve. Kjo kërkesë zgjat edhe qendrimin në paraburgim të Julian Assange.
“Duan ta kthejnë këtë proces në një spektakël”, tha avokati i themeluesit të Wikileaks Mark Stephens. Sipas tij “kjo nuk është dicka për tu habitur duke u nisur nga historia e përndjekjes që i bëhet Assange”.
Lirohet me kusht Assange
Lirohet themeluesi i Wikileaks. Gjykatësi ka pranuar për Julian Assange një garanci prej 200 mijë stërlinash. Si kusht tjetër për Assange është edhe paraqitja që duhet të bëjë cdo ditë në polici, për të garantuar që nuk është larguar nga vendi. Lajmi bëhet publik nga agjencia italiane Ansa.
Vendimi i gjykatës është pritur me duartrokitje brenda e jashtë sallës së gjyqit. Nuk dihet tashmë cila do të jetë lëvizja e prokurorisë së Suedisë, për llogari të së cilës u arrestua Assange. Nuk dihet nëse prokuroria do të apelojë kundër lirimit të tij me kusht.
Assange u arrestua në datë 7 dhjetor për llogari të Suedisë. Kundër tij ishte lëshur një fletarrest në mbarë Europën, përpara se ai të bënte publike dokumentat sekrete. 39 vjeçari nga Australia ishte i fshehur në Jug të Anglisë dhe pohon se pas fletëarrestit fshihet një fushatë e qeverisë amerikane kundër tij. Në gjykatë Assange do të përgjigjet vetëm për cëshjten e akuzës, dhe jo publikimit të Wikileaks.
(m.a/BalkanWeb)