EMRAT/ Autori kishte lidhje me gruan e të plagosurit, detaje nga plagosja me zjarri tek “Delijorgji”

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja që ndodhi tek kompleksi “Delijorgji” në Rrugën e Kavajës.
Akil Koxhaxhiku është personi i cili mbeti i plagosur nga konflikti.
Ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti me armë zjarri.
Policia bën me dije se 34-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i ngjarjes është identifikuar si Besjan Ferazini.
Policia njofton se ky i fundit ka pasur një lidhje me bashkëshorten e të plagosurit, dhe pasi janë konfliktuar e ka plagosur Koxhaxhikun me armë.
“Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, ishte njoftimi paraprak i policisë.