E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohen dy persona

Shtetasi 32-vjeçari, Robert Gjika dhe shtetasi turk Mehmet Akamn, 50 vjeç janë kapur këtë të hënë.

Sipas njoftimit zyrtar, GjKKO-ja i ka caktuar Gjikës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe dyshohej se ishte pjesë e një grupi kriminal. 32-vjeçari  Robert Gjika është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

Ndërsa shtetasi turk është dënuar nga Gjykata e Lartë e Stambollit me 10 vite burg për “Trafik të narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Mehmet Akamn është ekstraduar nga vendi ynë drejt Turqisë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan:

-nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Robert Gjika, 32 vjeç, i lindur në Berat. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe;

-nga Shqipëria në Turqi, shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç. Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Shtetasi i ekstraduar në Shqipëri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›