Fshihnin drogë në shishe plastike, goditen dy organizatat kriminale në Itali. Përfundojnë në pranga 14 persona, 8 prej tyre shqiptarë

14 persona, mes tyre 8 shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane. Ata dyshohet se ishin anëtarë të dy bandave të trafikut të drogës.
Mediat e huaja shkruajnë se të dy organizatat ishin të rrënjosura mirë në lagjet milaneze të San Siro dhe Lampugnano dhe në bashkitë Baranzate dhe Bollate.
Policia njoftoi se gjithashtu janë sekuestruar 700 gr kokainë dhe 4 kg hashash.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën drogë të fshehur në shishe plastike dhe kontejnerë të tjerë të ngjashëm. /vizionplus.tv