EMRI/ Vrasja e Egli Pashollarit, identifikohet autori. Policia sekuestron kamerat e sigurisë

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Igli Pashollarit, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.
Mësohet se, autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa.
Sherri mendohet se ka nisur në trotuar. Viktima është sulmuar sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë.
Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.
Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë pamjet e të cilave janë sekuestruar.
