E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ Vrasja me thikë në Tiranë, si ndodhi ngjarja/ Kush është 32-vjeçari

Një person mbeti i vrarë me thikë mesditën e kësaj të premteje në Tiranë.

Viktima është idektifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, ku një grup të rinjsh pas një konflikti të çastit janë përplasur mes tyre me armë të ftohta dhe goditja ka qënë fatale për Pashollarin.

Viktima është sulmuar sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë.

Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz. Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje.

Sapo ka mbërritur në spital, Pashollari ka ndërruar jetë.

Autorët janë identifikuar, me mbiemër Buçpapa, nga Tropoja.

Pamje nga vendngjarja

Pashollari është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Në 10 mars 2017 Pashollari ishte arrestuar për drogë.

“Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit me iniciale E. P., 23 vjeç dhe F. R., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë

Sipas policisë këta shtetas, janë konstatuar në Rrugën e “Dibrës”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin Egli Pashollari, i’u gjet dhe sekuestrua një sasi bime e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestruan: – Automjeti tip “Audi Q7” ngjyrë e zezë – 5 (pesë) telefona celularë të markave të ndryshme – 10 doza me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal“, njoftonte asokohe policia.

Rreth 3 vite më pas, kur punonte si gardian, ai u procedua penalisht pasi tentoi të fuste alkool në qelinë e Emiliano Shullazit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›