E Shtunë, 31 Tetor 2026

EPIDEMIA Makthi i ri pushton botën

27/04/2009  Gripi i derrave ka lënë të vdekur më shumë se 80 vetë në Meksikë

Në qytetin e Meksikos nuk ka plasur paniku, por pasiguria e njerëzve është e dukshme. Kudo sheh njerëz me maska ngjyrë blu, pamja është dramatike. Ministri meksikan i Shëndetësisë, José Angel Córdova, pretendon nga njëra anë se epidemia është nën kontroll dhe kërkon nga ana tjetër masa të mëdha sigurie: “Numri më i madh i të sëmurëve është shënuar në kryeqytet dhe në rrethinat e tij”

Autoritetet e shëndetësisë në mbarë botën po marrin hapa për të parandaluar përhapjen e një formë të re gripi, pas rasteve të gripit të derrave në Meksikë ku kanë vdekur më shumë se 80 njerëz. Disa vende në Azi dhe Amerikën Latine kanë filluar kontrollet e pasagjerëve për simptoma të këtij gripi. Në Japoni zyrtarësh po përdorin një mjet që mat temperaturën e trupit për të kontrolluar udhëtarët që vijnë prej Meksikës. Raste të këtij gripi janë përhapur edhe në Shtetet e Bashkuara ku janë konfirmuar të paktën 11 raste. Në Zelandën e Re ministri i Shëndetësisë tha se 10 studentë që janë kthyer ditët e fundit nga Meksika janë ndoshta të infektuar.

Më shumë se njëmijë raste të dyshuara të gripi të derrave janë raportuar në Meksikë ku kanë vdekur dhjetëra vetë. Shërbesat fetare u anuluan ditën e diel, ndërsa shkollat në kryeqytet dhe dy shtete të tjera do të qëndrojnë të mbyllura edhe dy javë. Qeveria meksikane përballet me kritika për atë që disa thonë se ka qenë një reagim i ngadaltë ndaj sëmundjes. Pjesa më e madhe e njerëzve në kryeqytetin Meksiko kanë qëndruar brenda. Në mbarë botën autoritetet përgjegjëse për shëndetin janë në vigjilencë.

Në Shtetet e Bashkuara, ku janë konfirmuar të paktën 11 raste, autoritetet kanë thënë se nuk kanë shpresë ta frenojnë virusin. Megjithatë, shumica e personave të prekur janë duke u shëruar. Në Rusi janë marrë masa të veçanta kontrolli për pasagjerët që vijnë prej Amerikës së Veriut. Kjo masë është marrë edhe në vende të tjera aziatike. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur gripin e derrave një çështje shëndetësore publike që përbën shqetësim ndërkombëtar. Ajo ka bërë thirrje për një vigjilencë në shkallë botërore për çdo shpërthim të pazakontë sëmundjesh të ngjashme me gripin.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, i bëri thirrje qeverive në mbarë botën që të ishin vigjilente. Kreu i OBSH-së ndërpreu vizitën e saj në Uashington dhe u kthye në Gjenevë për takime urgjente në selinë e organizatës. Ajo u tha gazetarëve se shpërthimi i kësaj epidemie mbetet i paparashikueshëm. Por Agjencia për Shëndetin nuk këshilloi që të shmangen vizitat në Meksikë.

Pas njoftimeve për raste të reja dhe të mundshme të gripit të derrave në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi virusin një emergjencë për shëndetin publik dhe një shqetësim ndërkombëtar, me mundësinë për t’u shndërruar në epidemi botërore.

Qendrat amerikane për Luftën dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan se zyrtarët nuk janë në gjendje ta frenojnë përhapjen e virusit.

Zyrtarët dyshojnë se 1500 meksikanë janë sëmurur nga virusi. Kryebashkiaku i qytetit të Meksikos ka anuluar tashmë të gjitha aktivitet publike për 10 ditë dhe departamenti meksikan i shëndetësisë ka marrë kompetencë për të izoluar pacientët dhe për të inspektuar udhëtarët.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan tre raste të reja me këtë virus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 11. Zyrtarët e Nju Jorkut njoftojnë ndërkaq raste të mundshme të gripit të derrave.

Në qytetin e Meksikos nuk ka plasur paniku, por pasiguria e njerëzve është e dukshme. Kudo sheh njerëz me maska ngjyrë blu, pamja është dramatike. Ministri meksikan i Shëndetësisë, José Angel Córdova, pretendon nga njëra anë se epidemia është nën kontroll, dhe kërkon nga ana tjetër masa të mëdha sigurie: “Numri më i madh i të sëmurëve është shënuar në kryeqytet dhe në rrethinat e tij. Prandaj, paraprakisht do të mbyllen të gjitha shkollat private dhe publike, të gjitha kopshtet dhe universitetet në kryeqytet dhe rreth tij”. Mbyllja e institucioneve është bërë që ditën e premte dhe mendohet se do të vazhdojë edhe javës tjetër.

Në metro ndahen falas maska mbrojtëse. Në metro ndahen falas maska mbrojtëse. Qyteti i Meksikos përjeton një mbyllje të qetë të javës, në rrugë kalojnë pak njerëz dhe automjete, në metro ndahen falas maska mbrojtëse. Muzeumet, bibliotekat dhe teatrot publike kanë qëndruar të mbyllura. Kinematë, restorantet dhe baret kanë pak vizitorë. Aktivitetet kulturore në fundjave u anuluan. Shumica e meksikanëve preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë shkojnë më tej se kaq: “Mbajini larg njerëzit e sëmurë me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes! Lani duart shpesh me sapun! Mos u përshëndetni me të puthur ose takim duarsh! Përdorni vetëm ushqimet dhe enët tuaja të kuzhinës! Ajrosni shtëpitë dhe zyrat dhe pastroni rregullisht dorezat e dyerve, shkallët, lodrat, telefonat dhe sende të tjera të përdorimit të përbashkët”.

Ministri meksikan i Shëndetësisë, José Angel Córdova, pretendon se epidemia është nën kontroll dhe kërkon masa të mëdha sigurie. Ministri meksikan i Shëndetësisë, José Angel Córdova, pretendon se epidemia është nën kontroll dhe kërkon masa të mëdha sigurie.

Kush dëshiron që të vaksinohet përfundon në listat e gjata. Vaksinat nuk mjaftojnë për të gjithë. Të parët vaksinohen punonjësit e sektorit të shëndetësisë. Kurse antivirusët mjaftojnë. “Rezervat përmbajnë një milion prej tyre, ndërkohë që vetëm 1 000 vetë janë prekur”, thonë autoritetet.

Në Gjenevën e largët Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një shtab krize. Qëllimi është parandalimi i shpërthimit të ndonjë pandemie, pra shpërndarjes në vende të tjera të virusit. Deri tani nuk ka patur arsye që qyteti Meksikës të vendoset në karantinë. Udhëtimet atje nuk janë ndaluar.

Shqetësues është fakti që virusi nuk kalon vetëm nga derrat tek njeriu, por edhe nga njeriu tek njeriu. Këtë e kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë. Mendohet se virusi është shfaqur fillimisht në Kaliforni dhe Teksas, ku janë bërë të njohura tetë raste. Prej andej do të ketë përfunduar në qytetin e Meksikës. Virusi përbëhet nga përzierje gjenesh, që përmbajnë informacione trashëgimie të njerëzve, derrave dhe shpendëve.

I prekuri me këtë virus ka temperaturë të lartë, ankohet për dhimbje koke, frymëmarrje të vështirë, dhembje sysh dhe lodhje të madhe. Më të rrezikuarit deri tani kanë qenë të rriturit në moshë të re, dhe jo fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, si zakonisht në raste të tilla.

500 000 vetë vdesin çdo vit në botë nga gripat. Si pasojë e dy pandemive të fundit, 1957 dhe 1968, vdiqën 3 milionë vetë. Gripi aktual në Amerikën e Veriut është larg dimensioneve të tilla, megjithatë pasiguria është në rritje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›