E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE: Anjë faturim afrofe pas 1 majit



Faturimi afrofe nuk do të zbatohet më për asnjë konsumator që prej 1 majit ka deklaruar kreu i ERE Bujar Nepravishta. Sipas tij OSSH tashmë ka marrë urdhërin se nuk mund të vendosë asnjë faturim të tillë dhe nëse ndodh diçka e tillë atëherë konsumatorët duhet që të ankohen pranë zyrave përkatëse.

Ndërkohë që për të kërkuar zbatimin e këtij vendimi drejtori në Zyrën për mbrojtjen e konsumatorit ka dorëzuar një kërkesë pranë ERE për një mbikqyrje të specializuar për faturimet e muajit maj.

Nepravishta deklaroi ndër të tjera se tashmë po vazhdon kompesimi i qytetarëve të cilët kanë pasur mbifaturime dhe lista e këtyre konsumatorëve do të kontrollohet nga ERE në mënyrë që të mos ketë anashkalim të kompesimit të asnjë qytetari.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›