Preçi: Protesta dhe greva mund të ndikojnë në ekonomi
Protesta dhe greva e urisë mund të ndikojnë në ekonominë e Shqipërisë pasi vëmendja e shtetit dhe e politikës është fokusuar vetëm në një problem. Kështu ka deklaruar këshilltari i presidentit për ekonominë, Zef Preçi. Sipas tij konkretisht këto ndikime mund të ndihen në shtyrjen e investimeve duke qenë se është një klimë jo e përshtatshme.
Sipas Preçit edhe shtyrja e procesit të emetimit të eurobondit është një prej këtyre efekteve të para.Duke qenë se tashmë kriza ekonomike ka prekur disa vende të rajonit protesta dhe greva nuk është një gjë pozitive.