Perendimi i Enver Hoxhes dhe mbijetesa e Ramiz Alise
Nje nder periudhat me te rendesishme te vendit ishte fundi i "mbreterimit" te Enver Hoxhes, qe pasoi avancimin e degradimit te regjimit komunist dhe kater vjet pas vdekjes se tij, me nisjen e tentativave per rikthimin e pluralizmit. Ndersa Enveri vdiq me 1985, kater vjet me pas, me 1989 kishin nisur perpjekjet per te shporrur diktaturen. Keto ndodhen gjate periudhes qe vendin e drejtoi Ramiz Alia. Ne periudhen 1990-1992, Ramiz Alia arriti t'i mbijetoje per njefare kohe edhe regjimit monist edhe atij pluralist.
Ne 1984, Enver Hoxha ishte ne vitin e 40 te "mbreterimit" te tij dhe ne mbarim te jetes. Ai u shfaq per here te fundit ne publik ne 28 nentor 1984, plot 40 vjet pas shfaqjes se pare si drejtues i Shqiperise, diten qe Qeveria Provizore e Beratit hyri ne Tirane. Komunizmi po festonte 40 vjetorin. Ai kishte dominuar me shume se gjysmen e ekzistences se shtetit Shqiptar. Prania e Hoxhes ne Tribune nuk ishte e konfirmuar, por befas ai u shfaq atje. Nje ashensor special e ngjiti deri lart dhe nje mekanizem mbeshtetes nuk e linte te binte. Operatoret e Televizionit dhe ata te kinemase qene porositur te mos kapnin plane shume te aferta. Hoxha mbajti nje fjalim te fundit, qe sic u mor vesh me vone, kish qene i regjistruar ne magnetofon. Nje fjalin te shkurter, patetik, plot figura letrare dhe me tone te thella nacionaliste sic kish qene ne pergjithesi edhe politika e tij.
Pas vdekjes se Mehmet Shehut ai ishte marre fare pak me punet e shtetit. Vendin e drejtonte zevendesi i tij, Ramiz Alia, i cili qe prej vitit 1982 mbante edhe postin e kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor. Hoxha e kishte pare fillimisht Aline ne vitin 1942, ne shtepine e Syrja Selfos, nje mikut te tij qe e pushkatoi gabimisht pas lufte, sic deshmon edhe njeriu qe me pas ja prezantoi ate, Zeqi Agolli. Ata u takuan pikerisht ne shtepine e tij:
"Ne po rrinim ne oborr bashke me Ramiz Aline kur Enveri, qe nga kati i dyte i baneses na shikonte me vemendje. Pasditen qe ai e vrojtoi Ramizin teksa bisedonte me mua ne oborr, me thote:
- Ate djalin e imet e kam pare dhe nje dite te shtepia e Selfajve, qe pozonte per bustin e te vellait te vdekur te Syrjait. Kush eshte ai?
Enveri shkonte shpesh tek Selfot. Nje dite ai kish pare Ramizin qe po pozonte ne oborr per nje bust per vellain e vdekur te Syrjait. Ramizi ngjante jashtezakonisht shume me te vellain e Selfos, qe i kishte vdekur.
- Quhet Ramiz Alia, - i thashe une. - Eshte me origjine nga Shkodra dhe shok dhe djale i shkelqyer... Eshte prush kur bie fjala per pushtuesit italiane. Ne mesime eshte absolut. Eshte tip inteligjent, i zgjuar dhe shume i gojes."
Hoxha u takua me Aline dy dite me vone. As njeri dhe as tjetri, nuk mund ta merrnin me mend se 43 vjet me pas, ata do te benin rrokaden e madhe te pushtetit. Por per kete duhej pritur viti 1985.
Mengjesin e 9 Prillit 1985, rreth ores 9.00, Enver Hoxha ra ne vdekje klinike. Njeriu qe kish sunduar Shqiperine per 41 vjet me rradhe jetoi ende dy nete. Ai nuk u zgjua me kurre. Enver Hoxha nderroi jete ne ora 2 e 10 minuta duke gdhire mengjesi i 11 Prillit 1985.
Ne ora 10.00 Radio Tirana lexoi deklaraten e perbashket te Byrose Politike, KQ te PPSH - se dhe gjithe organeve te tjera te pushtetit. Me 14 prill, Shqiperia organizoi nje varrim zyrtar per te!
Me 18 prill 1985, Ramiz Alia u zgjodh Sekretar i Pare i KQ te PPSH, ose njeriu qe do te pasonte tashme zyrtarisht Enver Hoxhen. Ai do te sundonte vendin me metoda shume me te buta, por me te njejten vazhdimesi, deri ne 4 Prill 1992. Por pasi kishte humbur kontrollin absolut pas shpalljes se Pluralizmit ne 11 dhjetor 1990!
Vitet e Alise! Instikti i mbijeteses
Ramiz Alia hyri ne zyren e mbetur bosh nga vdekja e Enver Hoxhes ne mes te Prillit 1985 me nje detyre aspak te lehte. Ai duhet te pilotonte nje shtet qe ishte i izoluar, ne nje bote qe po njihte zhvillimin dhe mireqenien me te larte te historise se saj. Ne fakt Alia nuk tentoi te ndermarre reforma qe do ta ndryshonin gjendjen ne vend. Ai thjeshte aplikoi nje politike me te bute, ku ne fund te fundit ndeshkimi brenda llojit, i kthyer ne nje makth nga Enver Hoxha ne vitet '70 - te, tashme nuk ekzistonte. Alia nuk beri ndryshime drastike. Kryeminister mbeti po Adil Carcani, i zgjedhur nga Enver Hoxha ne 15 Janar 1982, pas vetevrasjes se Shehut dhe Byroja Politike ishte po ajo.
Por ne vitet 1987 - 1989, Ramiz Alia u perfol dhe me pas u akuzua shume per ate qe quhet Shansi i humbur gjerman. Historia nis ne vitin 1984. Jozef Shtraus, Kryeministri i Bavarise, nje nder politikanet me te rendesishem ne Gjermani, ne nje udhetim per ne Greqi, i shoqeruar nga djemte vendosi te kerkoje nje vize transit per ne Shqiperi. Ai mberriti ne 21 Gusht 1984. Shtraus u befasua nga varferia dhe mjerimi. Maks Shtaus, djali qe udhetonte me te, e kujton ende si nje enderr te keqe Shqiperine dhe Tiranen e asaj kohe:
"Ne Tirane erdhem ne diten e trete. Naten ky ishte qyteti i erresires. Makina nuk kishte. Pame vetem disa kamione dhe shumica te prishur. Disa njerez qe perpiqeshin t'i riparonin. Ishin kamione nga Gjermania Lindore. Rruget ishin ne nje gjendje te mjerueshme. Pashe statujen e Stalinit dhe ate te Leninit. Shkuam ne ne nje vend tjeter ku ekspozohej e gjithe teknologjia shqiptare. Teknologjia e paraqitur atje i perkiste viteve '20."
Shtraus zhvilloi me palen shqiptare bisedime shume te veshtira politike. Maks Shtraus kujton ende 23 vjet me pas befasimin e te atit:
"Shqiperia kerkoi demshperblime zyrtare ne dimensione gjigante.Im ati ua beri teper te qarte se nje gje e tille nuk do te ishte e mundur. Gjithsesi, babai tha se do te ishte e mundur qe Gjermania t'i paguante Shqiperise nje sasi te caktuar parash per te subvencionuar infrastrukturen shqiptare dhe projektet e saj kyce. Tirana kerkonte minimumi 200 miliarde marka gjermane. Aty dukej teper qarte qe ata nuk e kuptonin c'vlere kishte nje miliarde."
Shtraus u be pas vizites nje lloj mecenati i Shqiperise. Ai punoi mjaft per rivendosjen e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve. Me 6 shator 1985, diten e 70 vjetorit, ai u largua me heret nga nje feste gjigante e organizuar per nder te tij me qellim qe te priste ne kabinetin privat delegacionin e nivelit te larte shqiptar qe po vizitonte Gjermani Perendimore. Probleme baze qene serish ndihmat ekonomike. Maks Shtraus e mban mend mire ate moment:
"Babai ju tha se me shume kenaqesi do t'u ofronte shqiptareve nje sasi prej 100 milione marka. Ne vitin e pare do te ishin 80 e me pas 100 e me pas 120 milione. Ky buxhet do te ishte gati per te mbeshtetur infrastrukturen, rruget, arsimin, energjine ne Shqiperi. Delegacioni Shqiptare tha thjesht "jo". Ata sqaruan: Ne jemi nje vend i zhvilluar Europian, jo ndonje ish-koloni ne Afrike. Nuk kemi nevoje per ndihme ekonomike."
Sipas te dhenave te mepasme, Shtraus dhe Qeveria Federale e Helmut Kolit i ofruan Shqiperise nje plan pilot per anetaresim te pershpejtuar ne Bashkimin Europian. Ata ishin ne dijeni te ndryshimeve te pritshme ne Lindje dhe Shqiperia, qe ishte shkeputur me heret nga Blloku Sovjetik, mund te sherbente si vitrine e te ardhmes jo komuniste te ketyre vendeve. Fatos Nano nje ekonomist i ri qe po binte gjithnje e me teper ne sy, ishte pjesetar i nje delegacioni ekonomistesh qe vizitoi Gjermanine ne vitin 1988. Ne nje interviste te vitit 2010 ai e kujton keshtu mesazhin qe mori atje:
"Mesazhi politik i Bonit zyrtar per Shqiperine, qe ne e percollem ne zyren e Ramiz Alise me nje raport prej 20 faqesh pasi u kthyem, ishte: Merrni nje vendim politik per te vendosur marredheniet me Brukselin, ne do t'ju marrim per dore dhe do t'ju tregojme se ne cilen zyre duhet te trokisni, do t'ju presin mire dhe do te keni akses ne programet mesdhetare te Bashkimit Evropian, sepse Gjermania e vlereson si prioritar rolin dhe pozicionin e Shqiperise ne raport me Ballkanin dhe Evropen Lindore per hapjen e saj dhe BE-se me rajonin!"
Sipas deshmise se Fatos Nanos, raporti shkoi ne duart e Ramiz Alise, ne fillim te marsit 1989. Ne fund te dhjetorit te po atij viti Fatos Nano u takua me Ramiz Aline ne biseden e pare mes tyre:
"Kur takova per here te pare Ramiz Aline, arrita ta pyes: cfare bete me raportin qe ju dorezuam para gjashte muajsh. Ai me tha, kaq i rendesishem ishte ai, se ma humbi Hekuran Isai neper sirtare?! Mbaroi kjo histori me kete mesazh fatzi! Kjo per mua e mbyll gjithe eksperimentin e deshtuar te Ramiz Alise. Do te kishim kapur trenin evropian para renies se Murit te Berlinit dhe nuk do te kishim nevoje per carjen e ambasadave, duke ndertuar marredhenie me BE dhe Perendimin para vendeve te tjera ish-komuniste!"
Por duket se Gjermanet kishin ngritur edhe ceshtje te mprehta politike. Shpetim Caushi, ambasadori i pare ne Bon pas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne shtator 1987, e kujton keshtu takimin e Foto Camit ne Komisionin e jashtem te Parlamentit Gjerman:
"U bene pyetje per fene dhe lirine e mendimit. Feja ishte qendra. Foto Cami e kaloi me agrumentin qe historikisht tek ne feja jone s'ka pasur influence. Ata kerkuan qe feja te lejohej, madje une pata edhe nje kerkese nga Shtrausi per disa prifterinj, per jeten e tyre. U interesua konkretisht dhe une e percolla shqetesimin udheheqjes sime. Por nuk mora kurre pergjigje."
Alia tentoi jo vetem me Gjermanine Perendimore. Ne vitin 1987 vendosi marredhenie diplomatike edhe me Kanadane. Ai filloi te priste personalitete te huaj qe ne gjithe rastet e tjera qene refuzuar si gazetari i famshem Amerikan Artur Sulzberger apo nje personazh i famshem boteror, me origjine shqiptare, Nene Tereza e Kalkutes. Me 1 Gusht 1989 shtypi shqiptar per here te pare permendi publikisht emrin e Nene Terezes dhe sqaroi se ajo ishte me origjine shqiptare. Ne fakt, Nene Terezes i ishte mohuar hyrja ne Shqiperi qe prej kerkeses se saj te pare me 1962, kur kishte kerkuar te takonte nenen dhe motren qe jetonin ne Tirane. Per vite me radhe, ajo dhe i vellai, Lazri qe jetonte ne Itali, kishin kerkuar leje nga Qeveria e Tiranes qe nene e tyre Drandja, te udhetonte atje per 2 jave. Ajo do te mjekohej dhe do te shihte femijet qe kishte me shume se 3 dhe 4 dekada pa i pare. Kerkesa e tyre u refuzua, madje edhe kur per te nderhyri Presidenti francez qe i coi nje mesazh personal Enver Hoxhes. Nena dhe motra e Nene Terezes, Drandja dhe Ageja, nderruan jete brenda nje viti ne 1972 dhe 1973. Me 1 Gusht 1989, pas 27 vitesh pritje, Nene Tereza shkeli per here te pare ne Shqiperi. Ajo vendosi nje tufe me lule mbi varrin e motres dhe nenes qe s'i pa dot ne gjallje te tyre.
Ne vitet 1988 - 1989, Alia tentoi disa levizje ekonomike qe mund te permiresonin ose lehtesonin disi situaten ekonomike ne vend, por pa rezultat. Debati nese fshatarit mund t'i lihej nje pule dhe nje kec u be qesharak nderkohe qe tentativa per te perdorur sistemin e tregut te lire dhe konkurrences per te siguruar para per nje sistem te centralizuar i kushtoi vendit rende. Me 7 Janar dhe 7 Dhjetor 1988 dhe me pas ne 8 Mars 1989, Banka e Shqiperise autorizoi nje prej drejtuesve te saj te quajtur Dhimiter Gazhga te luante ne bursat nderkombetare. Sipas te dhenave te nje komisioni hetimor te ngritur pas vitit 1992, humbja e Shtetit Shqiptar nga keto operacione ne tregun boteror ishte 4072 kilogram ar ose 158 milion e 624 mije dollare amerikane me kursin e sotem (Kursi i Gushtit 2012). Po i njejti komision dokumentoi se gjate viteve te regjimit komunist ne Shqiperi qene nxjerre jashte vendit 7600 kg ar. Nje pjese e tij qe depozituar ne Zvicer. Shteti Shqiptar demokratik pajtoi 8 avokate per zgjidhjen e kesaj ceshtje dhe raporti i tyre sqaronte:
"Me 3 Korrik 1989 me fluturimin SR 459 nga Tirana kane mberritur 3100 kg ar"
Ari qe zhdoganuar nga nje shoqeri sigurie dhe qe derguar ne Bankat e Zvicres, por sipas drejtuesve komuniste ai qe perdorur per te blere sende te ndryshme. Raporte te tjera sqaruan se sasi ari qene depozituar edhe ne Bilbao ne emer te shtetit shqiptar, por asnje gram i floririt te ikur nuk u kthye me. Me 1992, ne momentin qe Shqiperia shprehu deshiren per t'u anetaresuar ne FMN dhe BB u gjend perballe nje te papriture. Sipas tyre, Shqiperia komuniste kishte ndaj bankave private dhe shteteve te tjera nje borxh prej afro 1 miliard Eurosh. Borxhi u negociua per shume vite me klubin e Parisit dhe Shteti Shqiptar u detyrua te shlyente borxhin e trasheguar te viteve 1945 - 1990 prej 558 618 706 milion eurosh. Borxhi ju pagua edhe Kines e Rusise. Ai perbente ne vitin 1990, 34.7 % te GDP se Shqiperise.
Ne vitin 1984, nje politikan i ri i quajtur Mihal Gorbacov kishte ardhur ne krye te Bashkimit Sovjetik. Numri 1 i Kremlinit lancoi publikisht dy reforma te quajtura "Gllaznosti" dhe "perestrojka" te cilat synonin ndryshime thelbesore ne perandorine komuniste. Lideri sovjetik, nuk e perballonte dot me konkurrencen amerikane te strukturuar mire nga Presidenti Regan dhe angazhimin personal te Papa Gjon Palit te II - te ne demaskimin e regjimeve komuniste ne Europen Lindore. Gorbacovi e ka pranuar shume here publikisht se ai i nisi keto reforma i shtyre nga pamundesia e Bashkimit Sovjetik per t'ju pergjigjur zhvillimit te SHBA dhe botes se lire.
Duke shfrytezuar indiferencen e Gorbacovit ndaj sateliteve, Polaket te cilet ishin ngritur ne protesta qe ne vitin 1980, rifilluan grevat masive. Gjenerali Jaruzelski dergoi nje grup intelektualesh me ndikim qe te bisedonin me liderin e protestuesve greviste, Leh Valesa, por ata nuk u kthyen me, u bashkuan me te. Regjimi ra. Me 1 qershor 1989, Polonia organizoi per here te pare zgjedhje te lira qe u fituan masivisht nga forcat antikomuniste. Lideri i sindikatave, elektricisti Leh Valesa u be President i Polonise. Rrezimi i Polonise solli per pak muaj renien e Hungarise.
Me 9 nentor 1989, Byroja Politike e Republikes Demokratike Gjermane zhvilloi nje mbledhje per te qetesuar protestuesit qe kerkonin ndryshime politike dhe qe mblidheshin cdo pasdite ne sheshet e Berlinit Lindor. Ne mbarim te mbledhjes nje prej anetareve Gynter Shabovskin doli para shtypit. I bombarduar nga gazetaret dhe i pamesuar me konferenca shtypi, Shabovski deklaroi se "Muri mund te kalohet". Shabovski harroi te shtonte se per kete po pergatiteshin procedura dhe rregulla. Pyetjes se nje gazetari italian se kur mund te leviznin qytetaret, ai ju pergjigj: kur te duan!
Ne 19.17 lajmi u dha ne titujt kryesore te ARD. Ne ora 20.00 perpara murit qene mbledhur mbi 250 mije vete. Ushtaret qe ruanin murin u dorezuan perballe qytetareve paqesore. Me 22.45, njeri prej tyre largoi pengesat dhe qindra mijera vete kaluan ne anen tjeter ku priste nje turme po kaq entuziaste.
Ramiz Alia ishte perpara televizorit ne shtepine e tij. Ai kishte qene perfaqesues ne mbledhjen qe kishte vendosur ndertimin e murit. Alia e ndjeu se renia e Murit te Berlinit, ishte fillimi i renies edhe per regjimin qe Partia Komuniste Shqiptare kish instaluar ne Shqiperi qe ne 28 nentor 1944. Situata vinte duke u renduar. Pas Gjermanise Lindore ra Cekosllovakia. Nje dramaturg disident i quajtur Vacllav Havel u be President.
Lideri komunist i Shqiperise ishte serish perpara televizionit mbremjen e dates 25 dhjetor 1989 kur ne ekran u shfaq imazhi i homologut te tij rumun Nikolae Caushesku i pergjakur ne kembet e nje toge pushkatimi. Caushesku ishte ekzekutuar bashke me te shoqen pas nje rebelimi te cilin ai tentoi ta shtypte me dhune. Alia e kish ndjekur me mjaft kujdes zhvillimin e ngjarjeve ne Rumani ato 3 dite. Mbi tryeze, kishte buletinet sekrete qe percillnin informacione te klasifikuara. Nese perjashtoje Bashkimin Sovjetik, tashme ai kishte mbetur i vetmi lider komunist i Europes Lindore...