E Diel, 1 Nëntor 2026

Kule: Serbia nuk njeh diplomat per motive politike Luljeta Ndoka

Qeveria e Republikes Serbe vazhdon te mos njohe diplomat e studenteve qe banojne ne Luginen e Presheves, jo per qellime teknike apo pedagogjike, por thjesht per motive politike. Ne kete linje ishin deklaratat e rektorit te Universitetit te Tiranes Dhori Kule, ambasadorit shqiptar ne Serbi Shpetim Caushi si dhe kryetarit te Keshillit Kombetar te Lugines se Presheves, Galip Beqiri. Gjate takimit qe zhvilluan dje ne mjediset e Rektoratit te UT-se, ata bene thirrje per njohjen e diplomave per te gjithe shqiptaret e Lugines se Presheves. Rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule u shpreh dje se qeveria serbe mbetet diskriminuese ndaj studenteve te Presheves qe studiojne ne UT dhe ne Universitetin e Prishtines, duke refuzuar te njohe diplomat e tyre. Kule e ka konsideruar qendrimin e Serbise politik, dhe u ka bere thirrje autoriteteve qe te njesojne diplomat, pasi sipas Kules ato i permbushin te gjitha standardet. Problemi i mosnjohjes se diplomave nga Serbia sipas ambasadorit te Republikes se Shqiperise ne Serbi dhe kryetarit te Keshillit Kombetar te Presheves, ka sjelle nje sere problemesh, megjithate po behen perpjekje per te kryer nje marreveshje. "Problemi ne fjale nuk eshte problem akademik, nuk ka asnje lloj mangesie, por eshte problem politik", tha rektori Dhori Kule. Me pas, ne emer te te gjtihe te rinjve shqiptare qe jetojne ne Luginen e Presheves, kane kryer studimet e larta, por qe ato nuk u njihen, Kule u beri thirrje strukturave shteterore qe te bejne gjithcka per njohjen e diplomave per kete kategori. Kule vuri ne dukje se pala shqiptare ka shprehur nje angazhim te madh, ndersa gjithcka mbetet per t'u finalizuar nga Qeveria e Serbise. Me pas, ambasadori shqiptar ne Serbi, Shpetim Caushi shtroi shqetesimin se per sa kohe qe diplomat nuk njihen, te diplomuarit nga Lugina e Presheves kane veshtiresi te medha, pasi nuk merret ne konsiderate arsimimi i tyre, ndaj veshtiresite reflektohen edhe ne mosgjetjen e vendeve te punes, ne profesionin per te cilin ata jane diplomuar. "Per sa i perket marreveshjes per njohjen reciproke te diplomave, ne jemi ne proces komunikimi me palen serbe. Ka pasur vonesa nga ana e tyre. Ne kemi paraqitur draftin tone prej disa vjetesh dhe qeveria e re qe ka ardhur na ka premtuar se kete ceshtje do ta vere ne rendin e dites dhe do ta perfundoje sa me shpejt", u shpreh ambasadori yne ne Serbi, Shpetim Caushi. Te njejten gje ka pohuar edhe kryetari i Keshillit Kombetar te Lugines se Presheves, Galip Beqiri, i cili eshte shprehur se veshtiresite e studenteve nga Presheva do te perfundojne vetem kur te nenshkruhet marreveshja mes pales serbe dhe asaj shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›