E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: CEZ u dorëzua 4 muaj para vendimit

Ard Kola

Raporti

Enti Rregullator dëshmon me fakte se shoqëria kishte planifikuar largimin

Niveli i arkëtimeve i raportuar nga CEZ për vitin 2012 është 83% të energjisë të faturuar

Për gjendjen e krijuar CEZ bën fajtorë tërësisht sistemin ligjor dhe mentalitetin shqiptar

CEZ shperndarjeShoqëria CEZ nuk u largua nga Shqipëria, sepse ERE i hoqi licencat, por grupi çek e kishte vendosur më parë si plan, shumë më herët se të merrej vendimi, më 21 janar. ERE zbulon një pjesë të letrave që CEZ i dërgonte Entit Rregullator në muajt tetor-nëntor 2012, ku i thonë qartë se gjendja e krijuar me bilancin energjetik nuk jep shpresa për të vazhduar më tej. Sipas ERE-s, CEZ kishte vendosur të largohej dhe këtë e dëshmon njëra nga letrat, sipas të cilës çekët pranon të linin CEZ Shpërndarje, në një kohë kur vendimi për heqjen e licencave u mor disa muaj më pas.

Humbjet e përgjithshme të raportuara nga kompania CEZ Shpërndarje për vitin 2012, arrijnë në 44.96 për qind, por ERE pretendon të kundërtën, që sipas saj, nga analizat dhe verifikimet, fundi i vitit që lamë pas regjistroi një nivel humbjesh të përgjithshme në 46.38 për qind.

Niveli i arkëtimeve i raportuar nga CEZ Shpërndarje për vitin 2012 është 83 për qind të energjisë elektrike të faturuar. Kjo shifër përfshin edhe arkëtimet e prapambetura të periudhës 2007-2011 në vleftën 8.996 miliardë lekë. Niveli i arkëtimit të vitit 2012 për faturat korrente, raportohet nga CEZ Shpërndarje në 64 për qind.

Për vitin 2012, niveli i humbjeve 44.96 për qind i raportuar nga CEZ Shpërndarje apo 46.38 për qind i llogaritur nga ERE çon në konkluzionin që kompania CEZ Shpërndarje jo vetëm nuk ka realizuar targetin e humbjeve prej 23.92 për qind, por përkundrazi e ka përkeqësuar performancën, raporton Enti Rregullator.

Për gjendjen e krijuar CEZ bën fajtorë tërësisht sistemin ligjor dhe terrenin shqiptar (bashkë me mentalitetin) e të punuarit. Shoqëria thotë për gazetën Shqip se në muajin gusht 2012 kishte miratuar planin e investimit prej 150 milionë eurosh, ku 50 milionë i takonin atij viti, por ngjarjet me tatimet (gjoba 27 milionë euro) dhe ERE-n (gjoba 3 milionë euro), përfshi moskordinimin me KESH për realizimin e importeve, e bën të vështirë vazhdimin e operimit në Shqipëri.

A.K

Sistemi

Humbjet e raportuara nga kompania për 2012-n, ishin 44.96%

ERE: CEZ u dorëzua 4 muaj para vendimit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›