E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE: Kamate-vonesat? Po shqyrtojme amnistine Eglantina Nasi

Brenda muajit maj, Enti Rregullator i Energjise, pritet qe te dale me nje vendim konkret mbi faljen ose jo te kamate-vonesave te energjise elektrike per qytetaret. Nje kerkese kjo, e drejtuar tashme prane ketij institucioni, nga administratori i ri i kompanise se shperndarjes se energjise, “CEZ”. Ky fakt eshte bere me dije per mediat, nga vete drejtori juridik i ERE-se, Eduard Elezi. Keshtu, gjate nje prononcimi te tij per “Alsat” rreth kesaj ceshtje, Elezi ka deklaruar se "Enti Rregullator po e shqyrton aktualisht kerkesen e paraqitur nga administratori Sahit Dollapi. “Dhe brenda muajit maj, ERE do te mbaje qendrim duke u shprehur nepermjet vendimmarrjes se tij, qe ta lejoje administratorin te kete veprime menaxheriale, te cilat japin pozitivitet ne zhvillimin e kompanise", theksoi ai, lidhur me nje ceshtje te tille. Ndersa ka shtuar se administratori Dollapi, ka paraqitur prane Entit Rregullator te Energjise, pikerisht nje kerkese ne lidhje me mundesine e formave menaxheriale per rritjen e arketimeve te kompanise se shperndarjes se energjise elektrike. Brenda se ciles, propozohet edh ajo e heqjes se detyrimit per pagesat e kamate-vonesave te energjise, gjithmone nen argumentin, se keshtu, konsumatoret debitore te energjise, kryesisht ata qe luhaten tek afati deri ne nje vit mospagim energjie, do ta shtojne interesin per te paguar pjesen reale te konsumit te saj. Duke bere keshtu, qe te rriten ne menyre efektive arketimet e kompanise “CEZ Shperndarje”. “Kush e paguan energjine elektrike brenda nje date te caktuar, do t'i hiqet pjesa e kamate-voneses, ose kamate-vonesa e tij pezullohet, keshtu qe kompania e shperndarjes merr fizikisht ate energji qe konsumatori e ka konsumuar", mesohet te jete shprehur saktesisht Elezi, lidhur me nje ceshtje te tille. Kujtojme nderkaq, se nje mase e tille lehtesuese, eshte zbatuar pese vjet me pare ndaj debitoreve te energjise elektrike, ne kohen kur kompania e shperndarjes ishte nen administrim shteteror dhe njihej si OSSH. Ishte pikerisht viti 2008, kur qeveria i cliroi qytetaret nga kamatevonesat e faturave te energjise elektrike, duke ua falur atyre kete detyrim, por me kusht qe te paguanin te pakten vleren e asaj te konsumuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›