Gruaja e biznesmenit të ndërtimit: S'kemi patur kërcënime
TIRANE-"Nuk kemi marrë kërcënime". Edhe pse është folur shpesh për disa kërcënime që ka marrë biznesmeni Hikmet Kotorri pak ditë para se të ekzekutohej, bashkëshortja e tij, Merita pohon të kundërtën. Sipas saj, asnjëherë familja e tyre nuk është ndier e kërcënuar. "Hikmeti asnjëherë nuk ka marrë kërcënime. Nuk janë të vërteta ato që thuhen lart e poshtë se ne jemi ndier të kërcënuar", rrëfen për "Gazetën Shqiptare", Merita Kotorri. Fjalët e saj janë të pakta dhe të thëna me shpejtësi.
Tek dera e shtëpisë së saj, bashkëshortja e biznesmenit nuk pranon që të flasë më gjatë apo të tregojë të tjera hollësi rreth natës së një jave më parë, gjatë së cilës u ekzekutua me katër plumba 43-vjeçari, babai i tre fëmijëve. Mes një bisede të shkurtër, Merita pranon vetëm që të flasë për konfliktet që dyshohet se mund të ketë pasur familja e biznesmenit. "Nuk kemi pasur konflikte me njeri. Unë di të them se burri im nuk ka pasur konflikte me askënd, as për prona dhe as për biznesin", pohon bashkëshortja e Hikmet Kotorrit, të ekzekutuar një javë më parë në kryeqytet. Prandaj ajo kërkon që ngjarjen mund ta zbardhë vetëm policia. Ndërkohë, Merita Kotorri hedh poshtë çdo version se kohët e fundit burri i saj është ndier nën kërcënimin e ndonjë personi. "Nëse ai do ishte i kërcënuar, nuk do lëvizte i vetëm në rrugë. Edhe natën e vrasjes nëse do ishte kërcënuar, nuk do ishte i vetëm. Pastaj nëse do kishim marrë kërcënime si familje, mendon se do rrinim këtu? Do ishim larguar jashtë shtetit", rrëfen e tensionuar Merita Kotorri.
Ngjarja
Një javë më parë në kryeqytet u ekzekutua me katër plumba 43-vjeçari Hikmet Kotorri. Për pasojë, ai gjeti vdekjen rrugës duke u transportuar për në Spitalin ushtarak, për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në trup. Ngjarja u shënua, mbrëmjen e së dielës së kaluar, rreth orës 22:30, pranë banesës së biznesmenit në kryqëzimin e rrugëve "Ali Visha" dhe "Besnik Sykja". Sipas policisë, Kotorri ka qenë duke u futur në hyrje të pallatit, kur është qëlluar me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar. Vetëm pak hapa larg banesës, Kotorri është qëlluar katër herë. Policia akoma nuk ka asnjë detaj rreth ngjarjes, apo edhe personit që ka qëlluar mbi biznesmenin. Burime nga policia bëjnë me dije se autorët kanë qenë duke e pritur biznesmenin dhe në momentin që ai është afruar pranë banesës, ata e kanë qëlluar dhe janë larguar nge vendi i ngjarjes.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)