ERE: Kontrata e re e energjisë, penalitete të dyanshme
TIRANË- Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, konsumatorët dhe bizneset do të kenë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike me kompaninë çeke CEZ, e cila rrisë përgjegjësitë për të dyja palët.
Drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë, shpjegojnë se në fillim të shtatorit do të nisin seanca dëgjimore me palët e interesuara, ku do të merret dhe mendimi i tyre, përpara se të bëhet miratimi përfundimtar nga bordi drejtues i ERE-s, i kontratës së re.
“Në fillimet e muajit shator ne do të bëjmë edhe tre seanca dëgjimore me grupet e interesit. Një seancë dëgjimore do e bëjmë në qytetin e Fierit. Një seancë dëgjimore në Shkodër dhe një tjetër në Tiranë. Në këto seanca dëgjimore ne do të dëgjojmë mendimin e qytetarëve, bizneseve dhe përfaqësuesve të organizmave lokalë, sic janë bashkia dhe prefektura. Dhe pas marrjes së të gjitha këtyre vrejtjeve që do të na vinë nga këto grupe interesi ne do të pregatisim materialin përfundimtar për bord që të miratohet kjo kontratë. Shpresa jonë është që viti i ardhshëm të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe bizneset të kenë një kontratë të nënshkruar me kompaninë CEZ”- shprehet drejtori juridik në ERE, Agim Neshi.
Kontrata e re, e cila tashmë ka formën e një drafi parashikon rritje të penaliteteve në rast se qytetarët nuk paguajnë në kohë faturat e energjisë, por edhe për kompaninë CEZ, në rast se nuk furnizon me erngji konsumatorët, apo kur këtyre të fundit ju digjen paisjest shtëpiake për shkak të luhatjeve të tensionit, CEZ duhet ti dëmshpërblejë.
“Për herë të parë ne si aneks të kësaj kontrate do të paraqesim për miratim edhe një draft që ka për qëllim të vendosë kushtet e furnizimit me ernegji elektrike, si nga pikëpamja e sigurrisë së energjisë elektrike, ashtu edhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Dhe të dyja këto do të jenë aneks i kontratës dhe kontrata do të vendosë detyrime për marrëdhëniet midis përdoruesve dhe kompanisë, si nga ana e furnizimit me energji elektrike ashtu edhe marrëdhënieve komerciale ndërmjet tyre. Pra kur flasim komerciale, kohë e pagesës, penalitete për pagesën, penalitetet që do të ketë kompania vetë, nëse ajo nuk i kryen ato funksione në rregull sipas gjithë këtyre kushteve teknik”,- sqaron Neshi.
Kontrata e re e furnizimit me energji elektrike pritet të rregullojë marrëdhëniet midis CEZ dhe konsumatorëve të saj, por edhe ti bëjë më të përgjegjëshme të dyja palët.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera INSTAT: Konsumi i energjisë elektrike rritje 8.7% VIDEO: Kontrata e re e energjisë, ERE: Në shtator seancat degjimore