Durrës, del nga rruga automjeti, vdes pasagjeri 55-vjecar
DURRËS- Një automjet ka dalë nga rruga, si pasojë pasagjeri ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Tiranë pasditen e sotme, në kthesën e fshatit Pjezë, pranë Shkallnurit, 12 km larg qytetit bregdetar.
Burime policore bënë me dije se autovetura tip Opel me targë greke NVB 2664, që drejtohej nga Jani Balliu, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një nga pemët pranë saj.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri, 58-vjecari Hamdi Disha, banues në Librazhd.
(e.m/BalkaNWeb)