E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puka nën “kthetrat” e flakëve

Në këtë zonë, 11 banesa janë rrezikuar nga flakët, ndërsa evakuuar familjet që jetonin në to.

Situata më e rëndë është në fshatin Zath, ku janë evakuuar edhe familjet. Tre zjarrfikëse kanë punuar për lokalizuar flakët e zjarrit. Ende nuk ka ndërhyrje nga ajri, për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Ndërkohë, vatra zjarri janë shënuar edhe në Qarkun e Elbasanit, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 vatra, duke shkatërruar mbi 10 hektarë shkurre. Zjarr ka pasur në fshatin Sult të Gramshit, si dhe në fshatin Zgjup.
Ndërkohë, një fabrikë plasmasi u rrezikua seriozisht në periferi të Librazhdit, për shkak të zjarrit të rënë. /Start/

                                                                                             2011-08-29 10:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›