Plagosën tre shtetas, arrestohen tre vëllezërit Plepi

Në pranga ranë Mhill Gjovalin Plepi, 24-vjeç, Nik Gjovalin Plepi, 25-vjeç, Sokol Gjovalin Plepi, 21-vjeç, të tre këta shtetas lindur e banues në fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina, Shkodër.
Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë orëve të darkës mbrëmjen e shkuar në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Shkodër, pas një grindjeje për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë thikë shtetasit V. Pali., 21-vjeç, i cili për pasojë është plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Gjithashtu si pasojë e këtij konflikti janë plagosur lehtë, dhe shtetasit Valentin M. 23-vjeç dhe Edmond M. 18-vjeç, dy vëllezër, të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje, u kryen të gjitha veprimet e para hetimore e procedurale si dhe u bë e mundur sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit thikë.
Po kështu gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Gjovalin Plepi, në fshatin Bardhaj, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arkë metalike me rreth 200 copë fishekë Automatiku./S.Ll/Start/
2011-08-29 10:09