Nis sot shpërndarja e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit ka shpërndarë një udhëzim sipas të cilit në të gjitha shkollat duhet të shpërndahen libra nga shtëpitë botuese, librat e të cilave janë përzgjedhur nga shkolla dhe janë në Katalogun Altertekst 2012. Ndërkohë, janë drejtoritë e shkollave ato që kontrollojnë furnizimin e mjediseve të shkollave vetëm me librat sipas kërkesës së tyre, si dhe monitorojnë pajisjen e nxënësve me tekstet shkollore.
Disa shtresa sociale përfitojnë edhe nga subvencionet. Kështu, fëmijët e romëve do t'i marrin librat falas, ndërsa fëmijët e familjeve me të ardhura më pak se 30 mijë lekë në muaj do të subvencionohen në masën 50%.
Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke konkluduar edhe projektin për shpërndarjen e 2 mijë abetareve për fëmijët e emigrantëve, si dhe 6 mijë libra të tjerë për mësimin e gjuhës shqipe. Regjistrimi i nxënësve për këtë vit shkollor nis nga data 1 shtator. /Start/
2011-08-29 10:49