E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: Ndërprerjet e energjisë si pasojë e konsumit të lartë

Temperaturat e ulta që kanë përfshirë të gjithë vendin ndikojnë duke arritur rekord në konsumin e energjisë elektrike dhe si pasojë edhe kufizimet në të gjithë vendin.

Ndërprerjet e energjisë elektrike vendin kanë ardhur si shkak i mbingarkesës së rrjetit dhe konsumit të energjisë e cila shkon deri në 26 milion kv në ditë.
 

Drejtori Juridik pranë Entit Rregullator të Energjisë Eduard Elezi shpjegon se një situatë e tillë pritet që të vazhdojë deri në fund të janarit.
 

Rrjeti i shpërndarjes së Energjisë elektrike sipas Elezit është një tjetër shkak që ka çuar në përkeqësimin e situatës pavarësisht se janë bërë investime dhe pritet që të vazhdojnë të realizohen edhe përgjatë këtij viti.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›