E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Gjeorgjisë do vizitojë Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barak Obama do të takohet gjatë këtij muaji në Uashington me presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Sakashvilli.

Takimi, që parashikohet të zhvillohet më 30 janar, mbahet për të shënuar 20 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama do ta rikonfirmojë mbështjetjen e SHBA-së për integritetin territorial të Gjeorgjisë, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›