E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: OSSH të eleminojë afrofenë deri në 30 Prill

TIRANE- 30 prilli është afati i fundit që Enti Rregullator i Energjisë i ka lënë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për eleminimin e faturimit afrofe. Nga të dhënat rezulton se kanë mbetur dhe 80 mijë abonentë pa matësa të cilët duhet të pajisen brenda këtij muaji. Në rast se nuk respektohet afati atëherë kompani do të gjobitet.
“Nga informacioni i fundit që kemi marrë në kontakt me OSSH, ata kanë deklaruar se do ta plotësojnë angazhimin e tyre që deri në 30 prill të pajisin me matësa të gjithë konsumatorët. Ky natyrisht është një detyrim me përgjegjësi sepse në rast se nuk e plotësojnë atëherë në bazë të vendimit të ERE , pas 30 prillit nuk njihet faturimi afrofe” u shpreh Nepravishta.
Kryetari Entit Rregulator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se eleminimi i faturimit afrofe do të cojë në kursimin e 200 milionë kilovat/orëve energji.
Kjo pasi konsumatorët që nuk kanë matësa shpenzojnë shumë më tepër energji se sa vlera e afrofesë.
ERE e ka shtyrë disa herë afatin për eleminimin e faturimit afrofe, kjo për shkak të problemeve që ka hasur OSSH-ja gjatë pajisjes së abonentëve me matësa.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›