E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Ministria e Drejtësisë: Hetim pretendimeve të qytetarit

TIRANE- Ministria e Drejtësisë reagon për ngjarjen e rëndë sot në kryeqytet, kur Ferit Haxhiaj bashkë me 3 fëmijët e tij kërcënoi vetëflijimin në protestë për pronat e tij në Durrës.
“Në lidhje me ngjarjen e sotme ndodhur para Ministrisë së Drejtësisë ku qytetari Ferik Haxhiaj kërcënoi se do të vetëvritej, persona nga administrata e Ministrisë së Drejtësisë morën kontakt me qytetarin, i cili pretendonte se ishte përjashtuar nga e drejta e parablerjes së një objekti të privatizuar në vitin 1993.” theksohet në deklaratë.

Ndërkaq , Ministria e Drejtësisë sqaron pretendimet e Haxhisë duke theksuar se në vitin 2002 ai i ishte drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte hedhur poshtë kërkesën e këtij të fundit. Pas kësaj Haxhiaj nuk e kishte apeluar dhe ankimuar më tej vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

“Në këtë rrethana administrata e Ministrisë së Drejtësisë i kërkoi z.Ferik Haxhiaj t’i adresonte asaj një ankesë me shkrim si dhe të depozitonte zyrtarisht të gjitha dokumentat që disponon rreth objektit që ai pretendon në mënyrë që të fillojë një hetim administrativ, kjo për sa i takon kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Rreth orës 13:00 Ferit Haxhiaj së bashku me 3 fëmijët e tij u vu re në tarracën e pallatit përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin “Zogu i Parë” në tentativë për tu hedhur prej andej. Ngjarja e rëndë u evitua brenda pak minutash nga policia që me anë të një negociatori dhe RENEA-s arriti të bindte Haxhiajn, banor i qytetit te Durresit të largohej nga buza e tarracës së pallatit 6 katësh. Dyshohet 42 vjecari në momentin që tentoi të kryente aktin, ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike per shkak te nje ceshtje te pazgjidhur te pronave.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›