E Diel, 1 Nëntor 2026

Marjana Haxhia: E dija që bashkëshorti dhe fëmijët do tentonin vetëvrasje

Marjana Haxhia, bashkëshortja e Feriz Haxhiajt , i cili tentoi të hidhej nga pallati me 3 fëmijët e tij, në një prononcim për "Ora News", tha se e dinte se bashkëshorti i saj do merrte një vendim të tillë, por jo pikërisht sot. Ajo theksoi se lajmin e ka mësuar nëpërmjet televizorit. "Bëhet fjalë për tokën në Shkozet. Ne kemi trokitur në gjitha dyert e institucioneve, por nuk kemi marrë zgjidhje", theksoi ajo.
Ndërkohë mësohet se shtetasi Feriz Haxhia, i cili tentoi të hidhej nga pallati me 3 fëmijët e tij, ka mbërritur në banesën e tij në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›