E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, tenton të hidhet nga pallati me fëmijët

Kryeqyteti shqiptar dhe mbarë opinioni janë tronditur sot nga një ngjarje e pazakontë kur një 40 vjeçar tentoi vetëvrasjen bashkë me 3 fëmijët e tij të vëgjël duke u hedhur nga tarraca e një pallati .
Feriz Haxhia qendroi më shumë se 60 minuta në tarracën një pallati pranë Ministrisë së Drejtësisë, bashkë me 3 fëmijët e tij, në shënjë proteste për padrejtësisë që ai pretendon se i janë bërë me pronat. Policia e Tiranës dhe drejtues të saj, qe negociuan drejperdrejtë me 40 vjeçarin, arritën ta bindin atë për të mos e ndërmarrë aktin makabër të hedhjes nga tarraca. 40 vjeçari Feriz Haxhia një banues i qytetit të Durrësit, zgjodhi këtë formë proteste për atë që ai e ka quajtur padrejtësi të bërë me pronat e tij. Ferizaj me 3 fëmijët 2 djem dhe një vajzë të gjithë nën 10 vjeç ka qëndruar gjatë në tarracën e pallatin 6 katësh përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin "Zogu i Parë", duke mbajtur në dorë një pankartë me anë të së cilës i drejtohet Ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani.
Televizoni "Ora News" që trasmetoi LIVE gjithë këtë ngjarje të rëndë ka arritur të zbardhë tekstin e plotë të kësaj pankarte i cili është: Ministrit të Drejtësisë Bujar Nushani. Korrupsioni nga njerëz të veshur me petkun e pushtetit dhe vulën e shtetit që kanë grabitur pasuritë private kanë detyruar këta fëmijë të kalojnë në këtë veprim ekstrem. Kërkojmë drejtësi të menjëhershme dhe kërkesat e fëmijëve të plotësohen", thuhet në këtë letër. Burime nga Durrësi për "Ora News" bëjnë të ditur se qytetari Feriz Haxhia rezulton të jetë zotërues i 25 mijë metër katror tokë në Shkozet të Durrësit dhe se kjo sipërfaqe rezulton gjithashtu të jetë privatizuar. Haxhia kërkon kompesimin e kësaj sipërfaqe, por sikunder ndodh prej afro 20 vitesh në Shqipëri me çështjen e pronave, edhe ky qytetar nuk ka arritur të gjejë të drejtën për t'i marrë ato.
"Ora News" transmetoi LIVE gjatë gjithë kohës ngjarjen në fjalë deri në momentin që 40 vjeçari Haxhia bashkë me 3 fëmijet e tij u trasportua nga furgoni i policisë për në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›