Tenton të hidhet nga pallati, flet për News 24 vëllai
DURRëS- Kthehet në shtëpi Ferit Haxhia bashkë me fëmijët e tij. News 24 siguron pamje të mbërritjes së tij në shtëpi. Vëllai i tij sqaron se si është historia e pronave të tyre që ende nuk po i marrin.
Duke sqaruar se nuk kishte dijeni për veprimet e vëllait të tij, Idriz Haxhia sqaron se ai vetë nuk është marrë me cështjen e pronave, me to është marrë vëllai i tij më i vogël që nga dëshpërimi tentoi të hidhej sot nga taraca e një pallati përballë ministrisë së Drejtësisë.
“Tokat që me të drejtë na takojnë i kemi qysh në kohën e italianit, pastaj shteti na i mori për nevojat e tij. Unë nuk jam marrë drejtpërdrejtë me cështjen e pranave, por vëllezërit e tjerë po, pasi ne jemi 7 vëllezër. Kemi humbur shumë gjyqe dhe kjo mabse ngaqë ata që na kanë zënë pronat janë më të fortë se ne. Vëllezërit i kanë të gjitha dokumentat” – sqaron Idrizi, vëllai Ferit Haxhisë.
Ai sqaron gjithashtu për Neës 24 se kërkojnë medoemos që tu kthehen pronat që iu takojnë me të drejtë. Ndërsa në lidhje me veprimin e vëllait të tij sqaron se ende nuk ka mundur të flaës me të.
Historia jonë nëpër gjyqe ka vite që zgjat por ende nuk kemi mundur të marrim pronat. Ne 7 vëllezër sic jemi kemi 50 dylym tokë. Nuk di ctë them më shumë për veprimin e vëllait pasi nuk e kam takuar fare atë” – përfundon Idriz Hazhia.
Ka qënë ora 13:00 kur Ferit Haxhia së bashku me 3 fëmijët e tij tentoi të hidhej në tarracën e pallatit përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin “Zogu i Parë” në një tentativë hedhjeje, pasi kërkontëe pronat e tij. Prej privatizimit nuk kishte mundur të merrte asnjë kompensim.
(m.a/BalkanWeb)