E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE: Pas CEZ-it, energjia do shperndahet normalisht Eglantina Nasi

Teksa kane mbetur vetem njembedhjete dite kohe nga afati zyrtar i percaktuar mbi heqjen apo jo te licencave ndaj kompanise ceke te shperndarjes, “CEZ”, autoritetet shqiptare te sektorit te energjise elektrike, garantojne vazhdimesine normale te shperndarjes se ketij produkti. Keshtu, gjate nje prononcimi per mediat, drejtori juridik i Entit Rregullator te Energjise, Eduard Elezi, ka lene te kuptohet se nese ky institucion do dale me vendimin final per heqjen e licencave ndaj “CEZ”-it, do te garantohet furnizimi me energji ne vazhdimesi i konsumatoreve. "Ne momentin e heqjes se licences, Enti Rregullator eshte organi i cili percakton administratorin e kompanise. Gje qe do te thote, se aktivitetet e shperndarjes se energjise ose cdo aktivitet tjeter per te cilin ai eshte licencuar, pra dhe ai i furnizuesit publik me pakice, kane nje vazhdimesi, pra do vijojne qe te funksionojne. Per te shtuar me tej, lidhur me kete dukuri, se “nese do te kemi heqje te licencave per aktivitetin e shperndarjes dhe te furnizuesit publik me pakice, nuk ka nje handikap deri ne perfundimin e periudhes tranzitore, kur nje person juridik ose shteti aplikon per marrjen e nje licence”. Me kete lloj argumentimi, eksperti i Entit Rregullator te Energjise ka paraprire situaten e pritshme ne dhjetediteshin e fundit te muajit janar, pasi te dilet me nje vendim konkret per licencat qe mban aktualisht ne tregun shqiptar te energjise, kompania “CEZ Shperndarje”. Teksa ka pohuar se situata aktuale e performances qe po shfaq kjo e fundit, nuk duket aspak pozitive. “Ka grupe monitorimi nga ERE-ja dhe konstatohet, qe kompania nuk performon ne ate qe ne prisnim per 2 licencat qe ajo mban", deklaron Elezi mes te tjerash. Duke konfirmuar se tashme kane mbetur vetem pak dite nga momenti kur prej institucionit qe ai perfaqeson, do te dilet me nje vendim konkret per heqjen apo jo te licencave te mbajtura aktualisht nga kompania ceke e lartpermendur. "Presim deri me daten 20 janar dhe Enti Rregullator i Energjise do te dale me nje qendrim ne lidhje me licencat qe ka sot kompania “CEZ Shperndarje", ka perfunduar ai. Kujtojme sakaq, se ky institucion, i ka nisur qe ne muajin nentor te vitit te kaluar procedurat per heqjen e dy licencave te “CEZ”-it, ate te shperndarjes dhe ate te tregtimit me pakice. Teksa i ka lene kohe, sipas ligjit ekzistues nr .9072, te dates 22.5.2003 “Per sektorin e energjise elektrike”, nje afat 30 ditor per te reflektuar dhe reaguar mbi permiresimin e performances se saj dhe sherbimeve te ofruara. “ERE-ja percakton se pari njoftimin ndaj te licencuarit, se i ka propozuar heqjen e licences te pakten 60 dite para se heqja te behet e detyrueshme, duke argumentuar arsyet e saj. Si dhe t'i jape mundesi te licencuarit te pergjigjet me shkrim brenda 30 diteve nga data e marrjes se njoftimit”, citohet saktesisht ne nenin 18 te ketij ligji, per heqjen e licencave te energjise.

KESH: Furnizim pa nderprerje me energji ndaj popullates

Popullata vendase do te kete nje furnizim pa nderprerje dhe te garantuar me energji elektrike. Kjo siguri eshte dhene nga burimet zyrtare te Koorporates Elektro-energjetike Shqiptare, sipas te cilave, shkas per te eshte bere jo vetem garancia financiare e qeverise per te realizuar importin e duhur, por edhe situata hidrike e permiresuar se fundmi ne vend. Sipas tyre, eshte fakt se me gjithe sasine e rritur te energjise elektrike te konsumuar keto dite, shumica e saj sigurohet nga prodhimi vendas dhe vetem nje pjese e vogel nga importi. Kujtojme nderkaq, se niveli aktual i ujerave ne tre hidrocentralet kryesore te vendit, ai i Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes, gjendet ne nivele te kenaqshme. Konkretisht, sipas KESH-it, aktualisht prodhohet 19 milione kilovat ore ne dite dhe importohet vetem 2 milione kilovat ore ne dite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›