Harasani: Rikthimi i LSI do te rihapte plage te vjetra ne PS
Ne politike nuk ka asgje te pamundur, ndaj e shoh te mundshem nje bashkepunim mes ketyre dy partive. Por nga ana tjeter, shoh probleme morale ne nje koalicion te tille te mundshem.
Rikthimi i LSI-se ne aleance me PS-ne do te rihapte shume plage te vjetra ne PS, te cilat sot dhembin ende, thote Andis Harasani, i cili dha doreheqje nga mandati i deputetit te kesaj partie pak muaj me pare. Ne nje interviste dhene dje per studimepolitike.com, z.Harasani flet per angazhimin e tij ne politike, terheqjen e perkohshme dhe rikthimin, per zhvillimet politike brenda PS ne kohe te ndryshme, duke vleresuar si nje parti me te paster nga e shkuara komuniste ne raport me PD. Harasani flet per angazhimin e tij ne PS ne kohe te ndryshme, kur kjo parti drejtohej nga Fatos Nano dhe me pas nga Edi Rama, marredheniet e tij me secilin dhe vleresimin per dy lideret. Arsyet e mungeses se demokracise ne Shqiperi, ai i gjen tek mungesa e demokracise se brendshme ne partite politike, qe trashegohen nga e shkuara komuniste e Shqiperise. E vlereson si nje pervoje mjaft pozitive angazhimin ne Levizjen per Mendimin Ndryshe ne PS, ndersa per Ben Blushin dhe rolin e tij ne kete levizje, Harasani shprehet: “Kurse per Blushin kam vetem nje koment: cdokush eshte vete pergjegjes per vendimet qe merr dhe perfitimet apo humbjet per shkak te tyre”. Per aktualitetin politik, Harasani thekson se PS duhet dhe do t’i fitoje zgjedhjet pa pasur nevoje per nje aleance me LSI.
Z. Harasani, prej pak muajsh jeni larguar nga PS duke lene mandatin e deputetit. Ju u shprehet se kishit angazhime personale, a keni dicka per te shtuar lidhur me arsyet?
E vetmja gje qe do te doja te thosha per kete teme ka te beje me bindjen e sotme qe dje kam vepruar mire dhe drejt. Per me shume, do te shtoja se lenia e mandatit nuk do te thote doreheqje nga politika. Kjo zeje e vjeter e njerezimit, politikeberja nuk eshte si prania ne nje salle koncerti per t’i shijuar apo mos pelqyer muziken. Sot ka shume me teper mundesi te jesh i pranishem edhe aty ku ndodhesh fizikisht. Distanca qe kam krijuar nga Tirana tani qe jetoj ne SHBA, ndoshta jo cuditerisht me ka bere qe shumecka ta shoh me qarte. Madje, edhe njerezit, te njohurit e mi te shumte ne Tirane me ngjajne me te mire. Ndoshta kjo eshte teknologjia e pashpjegueshme e mallit, ndoshta ashtu kane qene ne te vertete, por pamja e tyre sfumohej nga “smogu” i perditshmerise, ndoshta tani qe jam larg, edhe une u dukem me i mire shumekujt qe nuk me duronte me pare.
Kthehemi vite ne kohe. Z Harasani, si e vleresonit ju PS si parti, kur ende nuk ishit angazhuar ne politike, a kishte ndikim tek ju fakti se PS ishte trashegimtare direkte e PPSH?
Po, ky fakt kishte shume ndikim tek une. Por kjo eshte nje histori e gjate. Shume nga idete njerezore ngrihen mbi perceptime. PS konsiderohej dhe konsiderohet ende si trashegimtare direkte e PPSH-se. Keshtu mendoja dhe une dikur. Sot e gjykoj ndryshe. PS trashegoi muret e selise, nje berthame te gjere votuesish, shpesh edhe mendesi e praktika te komunizmit, por duhet thene se ajo ishte e para qe u divorcua qe atehere. Trashegimine e komunizmit une e shoh te shperndare ne te gjitha partite shqiptare dhe sot, 22 vjet mbas rrezimit te sistemit, tiparet komuniste te PPSH-se me se shumti gjenden tek partia qe e permbysi ate nga pushteti, tek PD-ja. Student ne dhjetor, une kam qene pjesetar i greves se urise. E rikujtoj kete fakt per te dhene nje prove se nuk e kam pranuar komunizmin, jam kunder tij dhe se kur u bera pjese e PS-se, ajo ishte absolutisht nje parti jokomuniste. Ishte nje parti e majte e tipit liberal, cka me perkonte edhe me menyren sesi e shihja dhe e shoh une politiken.
Nuk menduat te angazhoheshit ne PD?
Nuk kam qene i angazhuar me kete parti dhe mendoj se eshte nga te paktat gjera te mira qe kam bere ose thene ndryshe, nga te paktet gabime qe nuk kam kryer. PD eshte nje mutacion, eshte qarku i mbyllur i kthyer ne piken e fillimit. Dhe besoj se demokracia shqiptare ka gjithashtu nje nevoje te deshperuar per dekomunistifikimin e Partise Demokratike.
Cilat ishin arsyet qe ju u angazhuat ne PS, duke pasur parasysh se ju i perkisnit botes se eksperteve, ose shoqerise civile, pra kishit angazhimet te mjaftueshme?
Nese ftesa e zotit Nano per te drejtuar KESH-in ne nje moshe shume te re kishte brenda edhe pak fat dhe nje mundesi te dhene, perfshirja me pas ne zgjedhjet e 2005-es, ishte nje ring ne te cilin u ndesha edhe me vetveten. Se bashku me mikun tim Shpetim Idrizi fituam ne dy nga zonat me te veshtira te kryeqytetit, ne nje sprove te vertete elektorale. Kishim shume rrethana kunder, por megjithate fituam. Keqardhem kur mendoj se sot PS i ka humbur te dy keto zona.
Ju gjetet nje PS, qe ishte ne beteje te vazhdueshme debatesh te brendshme. Ne krye te saj ishte Fatos Nano, i cili e quan veten liberal. Ishte ne te vertete i tille, gjithnje duke iu referuar menyres se si ai drejtoi kete parti, dhe ngjarjet qe u zhvilluan brenda saj pergjate 15 viteve?
Absolutisht po, Nano ishte dhe eshte liberal ne te gjitha kuptimet e kesaj fjale. Duke thene kete, nuk ndikohem as nga mirenjohja per mundesine qe me dha profesionalisht vite me pare dhe as nga fakti qe e konsideroj mik. PS ishte nje parti qe te jepte goje per te folur, por te mesonte te kishe edhe veshe per te degjuar.
Por megjithate, gjate drejtimit te Nanos, PS u nda me dysh, prej saj lindi LSI, nje fenomen qe solli edhe humbjen e PS ne zgjedhjet e 2005, edhe ate te 2009…?
Humbja e 2005-es mendoj se ishte logjike dhe fund i ciklit te radhes ne PS. Humbje te tilla ne politike dhe rotacioni qeverises lejojne nje parti te rikompozohet, te rikrijohet, te rikorrigjohet dhe te rivitalizohet. Ndarja me LSI-ne ka qene pjese e ketij cikli qe nuk ishte i ri per PS-ne, keshtu ka ndodhur me cdo force politike ne vend. ne fund te fundit, politika eshte bashkim vullnetar, nuk mund te mbahet brenda dikush qe do te dale jashte.
A funksiononte ne te vertete demokraci e brendshme ne PS, duke pasur parasysh se ne finale, statuti ndryshohej gjithnje sipas preferencave te kryetarit?
Ky eshte nje problem jo vetem i PS-se. Madje ne PS eshte shume me i vogel se gjetke. Sipas standardit evropian te demokracise se brendshme ne nje parti politike, mund te thuhet troc se ne asnje parti politike shqiptare nuk funksionon demokracia e brendshme. Dhe meqe nga partite burojne politika dhe politikanet, institucionet dhe njerezit e institucioneve, keto te fundit jane te dobeta, te brishta dhe jodemokratike e funksionale.
Dhe cilat mendoni se jane arsyet e mungeses se funksionimit te demokracise ne Shqiperi?
Fillon me mungesen e demokracise se brendshme ne te gjitha forcat politike, ku me shume e ku me pak. Nga ana tjeter, faktor eshte mentaliteti yne i vjeter: O me mua, o kundershtari im. Ne kete pike ne jemi ende si ne vitet e para te pas Luftes se Dyte Boterore. Ndryshimi eshte se nese atehere te vrisnin, sot te perjashtojne.
A eshte e shkuara komuniste e Shqiperise nje faktor baze i kesaj mungese, pra te funksionimit te demokracise?
Ndoshta eshte normale nje gje e tille. Ndoshta duhet me shume se nje brez per t’u ndare nga ajo trashegimi. Ndoshta do ta bejne femijet tane.
Roli i liderit ne partite politike ne Shqiperi, ka rendesi te vecante, a kane trasheguar lideret aktuale nga e shkuara komuniste e paraardhesve te tyre tipare totalitare? Eshte fjala per lideret e dy partive kryesore PD e PS, jane tre, Berisha, Nano, Rama?
Per fat te keq po. Ashtu sic ka trasheguar secili nga ne nje gje te tille, ashtu sic secili nga ne ka ende ne gjak pak nga ai opium i hershem qe na ka dalldisur, qe na ka helmuar te djeshmen dhe po na helmon te sotmen. Besoj se ka vetem nje recete qe te shpetojme nga kjo semundje, ta kuptojme diagnozen e saj dhe te jemi te bindur se ka ardhur koha qe te sherohemi.
Te kthehemi serish tek angazhimi juaj ne politike. Ju i perkisni asaj kategorie rekrutimesh ne PS, ne kohen kur kryetari Fatos Nano perplasej pa pushim me grupin e Ilir Metes. Ju mbajtet gjithnje krahun e tij ne PS. Sot pas kaq vitesh, mendoni se keni gabuar? A e meritoi Nano perkrahjen tuaj por edhe te disa deputeteve te tjere socialist apo edhe zyrtar te tjere te kesaj partie?
Po te riperseritej ajo kohe do te beja ekzaktesisht te njejten gje. Kam bere atehere ate qe kam menduar se ishte me e drejte pa u nisur te mendoja se veprimet e mia ishin ne interes te njerit apo te tjetrit.
Ne 2005 erdhi Edi Rama ne krye te PS, nisi te beje ndryshime thelbesore, si i perjetuat ju keto levizje, dhe si i vleresoni sot ato?
Marredhenia ime me Edi Ramen ka qene si nje monedhe me dy ane; ka qene politike dhe miqesore. Ne asnje rast, kam pershtypjen se te njejten gje mund ta thote edhe Rama, ato nuk kane nderhyre tek njera-tjetra dhe nuk kane ndikuar njera-tjetren. Shume nga veprimet e mia ne politike do t’i beja serish ne te njejten menyre edhe nese Rama nuk do te ishte miku im. Jua perseris, kam vepruar gjithmone sipas bindjeve te mia edhe kur jam grindur politikisht me te, gjithmone duke tentuar te ruaj thelbin e miqesise. Rama me ka mbeshtetur politikisht dhe i jam mirenjohes. Nuk e kisha menduar ndonjehere se do te isha anetar Kryesie i PS-se dhe Sekretar per Programin. Ne gjeneze te kesaj karriere partiake ishte, besoj, bindja e Rames se mund te isha i dobishem ne keto detyra dhe jo miqesia e perbashket. Megjithate, edhe pse Rama ishte nje vote e rendesishme ne zgjedhjen time ne keto forume, do te ishte e padrejte te mos falenderoja gjithe ata qe me votuan per keto detyra. Shpesh kam gabuar, shpesh ka gabuar dhe kryetari i PS-se ne perditshmerine tone te perbashket politike. E rendesishme eshte se kemi ditur te mesojme nga gabimet dhe une jam i bindur se PS sot eshte e gatshme te perballet me pushtetin, te marre pushtetin dhe t’i sjelle Shqiperise rilindjen e saj mbas kesaj lengate qe i ka sjelle keqqeverisja e PD-se.
Angazhimi juaj ne Levizjen per Mendimin Ndryshe ne PS, ishte nje periudhe intensive, por e shkurter. Cilat jane arsyet qe ju u terhoqet nga ai aksion politik? Ju la ne “balte” Nano, apo “u lodh” Ben Blushi?
LMN nuk ishte nje levizje personale per qellime dhe perfitime personale. Ajo arriti te realizoje objektivin e saj themelor dhe besoj se me Malajn, Islamin dhe ne nje pjese kohe edhe me Bellon, besoj se kemi bere gjene e duhur. LMN ishte nje projekt i guximshem, vetesakrifikues dhe emancipues per politiken shpesh kuadratike shqiptare. Sa per Nanon nuk ka asnje arsye te mendohet se na la ne balte sepse ai nuk ka qene kurre pjese e kesaj levizjeje. Kurse per Blushin kam vetem nje koment: Cdokush eshte vete pergjegjes per vendimet qe merr dhe perfitimet apo humbjet per shkak te tyre.
Ne se do te duhej te beje nje analize, cilat do te shin anet pozitive dhe negative te drejtimit te PS nga Fatos Nano dhe nga Edi Rama?
Eshte nje analize qe do te duhej te nisej qe nga personaliteti i ndryshem i te dyve. Nano eshte tipiku i politikanit liberal, nje menaxher qe merret e fokusohet me strategjine e levizjeve ne pergjithesi duke lene pas dore detajet, kurse Rama eshte natyre shume me e kontrolluar dhe qe shpenzon shume kohe ne mikromenaxhim.
Pyetja e radhes ka te beje me te ardhmen e afert, ate te zgjedhjeve te 23 qershorit. A do te jeni ju pjese e listes se kandidateve per deputet te PS, apo te ndonje partie tjeter?
Jo, nuk do te jem pjese e asnje liste. Per momentin ky eshte nje kapitull i mbyllur per mua. Po investoj tek vetvetja dhe ndjehem mire me jeten qe bej aktualisht.
E shihni te mundshem nje bashkepunim mes PS dhe LSI, dhe a eshte sipas jush e vetmja zgjidhej qe e majta te vije ne pushtet?
Ne politike nuk ka asgje te pamundur, ndaj e shoh te mundshem nje bashkepunim mes ketyre dy partive. Por nga ana tjeter, shoh probleme morale ne nje koalicion te tille te mundshem. Rikthimi i LSI-se ne aleance me PS-ne do te rihapte shume plage te vjetra ne PS, te cilat sot dhembin ende. Ne radhe te pare, keto plage i ka vuajtur elektorati socialist dhe per te respektuar kete vuajtje, PS e Rama jane te destinuar te fitojne ne zgjedhjet e vitit 2013 edhe pa LSI-ne.
Si i parashikoni rezultatet. Sa shanse ka PS t’i fitoje keto zgjedhje, duke iu referuar edhe menyres se si kjo parti po shpalos strategjine e saj elektorale?
Jam i bindur qe PS e ka te garantuar triumfin ne zgjedhje. Ne radhe te pare sepse historikisht ne Ballkan, zgjedhjet i humbet pozita dhe nuk i fiton opozita. Shikoni zgjedhjet e 2005-es. Nuk fitoi Berisha atehere, humbi PS-ja. Shihni cfare ka ndodhur ne Serbi dhe Greqi dhe do te bindeni per kete qe ju them.