ERE: Privatizimi i OSSH-se, nje zhgenjim Blerina Hoxha
"Gjysma e energjise qe hidhet ne rrjet shkon dem. Kjo eshte nje nder arsyet e nivelit te larte te humbjeve, kostot e se ciles i vuajne te gjithe qytetaret duke paguar me shtrenjte per energjine elektrike", - tha dje kryetari i Entit Rregullator te Energjise, Bujar Nepravishta gjate nje seance raportimi ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese per aktivitetin e ERE gjate vitit 2009. "Nga 100 kilovat/ore qe hidhen, vetem 50 kilovat/ore arketohen. Kjo natyrisht eshte nje eficence jashtezakonisht e ulet. Rritja e cmimeve vjen nga eficenca e ulet e konsumit te energjise elektrike, nga humbje shume te medha dhe kjo perben sfiden kryesore", tha Nepravishta. Ai ka deklaruar se ka shume ankesa nga qytetaret, kryesisht per faturat e "fryra" te dritave. Nepravishta citoi se per vitin 2010, OSSH parashikon nje nivel humbjeje mbi 15 miliarde leke. Ketu kreu i ERE nuk e fshehu zhgenjimin per privatizimin nga ceket te OSSH, kur tha: "Nisur nga ky parashikim duket qarte se privatizimi nuk po jep frytet e duhura dhe rezultatin e pritshem".
Ne sistemin e transmetimit, humbjet e energjise elektrike jane ne vleften 211 Gw/h (gigavat), ose 211 milione kilovate dhe perbejne 3 per qind te energjise se injektuar ne sistemin e transmetimit. Humbjet totale faktike per vitin 2009, te cilat marrin parasysh humbjet ne shperndarje me 2.1 miliarde kilovate dhe humbjet ne transmetim me 211 milione kilovate, jane gjithsej 2.3 miliarde, ose 35.3 per qind e se gjithe energjise se hedhur ne sistem. E kthyer ne vlere, jane rreth 14 miliarde leke humbje per kompanine, e cila nisur nga ky rezultat kerkoi rritje te cmimit me 44 per qind, por u miratua vetem per 13 per qind. Duke qene se per vitin 2010, OSSH parashikon nivel humbjeje mbi 15 miliarde leke, tregohet qarte se privatizimi nuk po jep frytet e duhura dhe rezultatin e pritshem, evidenton ERE. Keshtu ne raportin vjetor te Entit Rregullator te Energjise mesohet se niveli i arketimeve ne vitin 2009, ishte rreth 76.4 per qind, nga 83.3 per qind qe ishte ne 2008-n, kur OSSH ishte prone e KESH-it. E perkthyer ne vlera, nese ne kohen e drejtimit te shtetit OSSH humbiste rreth 7 miliarde leke nga mosarketimi i faturave, ne vitin 2009 (ne maj ceket e "CEZ" marrin drejtimin), humbjet shkojne mbi 11 miliarde leke. Kjo do te thote se e thene dhe me shkoqur, gati gjysma e energjise qe hidhet ne rrjet nuk paguhet, duke e renduar me tej situaten.
TEC i Vlores, me kosto me te larte se energjia e tregut
"TEC-i i Vlores edhe pse ka perfunduar ne fund te vitit te kaluar, nuk do te vihet ne pune pasi energjia qe prodhohet prej tij eshte me kosto shume te larte", tha kreu i Entit Rregullator, Bujar Nepravishta. Ai ka sqaruar deputetet se termocentrali punon me sasi te medha gazi, te cilat vendi nuk i ka. Ne mungese te gazit TEC-i punon me nafte, cka e ben koston e 1 kilovat/ore te prodhuar prej tij shume me te shtrenjte, se sa ta blesh ne tregun nderkombetar. Kjo do te thote se investimi me vlere 92 milione euro, do te mbahet si burim rezerve ne raste emergjente, kur vendi mund te goditet nga ndonje krize e rende energjetike. "TEC-i i Vlores perfaqeson nje konsumator te rendesishem te gazit natyror me rreth 250 milione meter/kub gaz natyror ne vit, si nevoje per prodhimin e energjise elektrike. Eshte i detyruar te punoje me nafte Diesel, me kosto shume te larte dhe per pasoje cmimi i energjise elektrike nga TEC-i i Vlores eshte nje cmim i larte. Kjo ben qe ne kete periudhe TEC-i, te trajtohet si nje TEC i sigurise se furnizimit me energji elektrike. Pra ne rast se importet e energjise elektrike jane shume me te uleta se sa prodhimi nga TEC-i, padyshim qe do te ndiqet politika e importeve", shpjegon Nepravishta.
INSTAT: OSSH rriti humbjet me 8.8%
Privatizimi i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise nga ceket e "CEZ", nuk ka mundur te frenoje humbjet ne rrjet, ndonese kjo ishte detyra kryesore qe mori persiper te permbushe kjo kompani. Madje sipas publikimit me te fundit te Institutit te Statistikave, konstatohet se humbjet jane thelluar edhe me shume, pas privatizimit te kryer nje vit me pare. Sipas INSTAT gjate vitit 2009 humbjet ne OSSH jane rritur me 8.8 per qind, krahasuar me vitin 2008. Ne total humbjet kane arritur ne 2.328 Gw/h, apo e thene ndryshe rreth 1/3 e sasise se energjise se disponueshme per perdorim, nuk eshte mundur te arketohet. INSTAT konstaton se humbjet ne shperndarje zene pjesen derrmuese te humbjeve ne rrjet, me nje rritje prej 9.8 per qind. Nje fakt i tille deshmon per mungesen e investimeve ne permiresimin e rrjetit shperndarjes se energjise elektrike nga ana e OSSH-se. Sakaq OSSH muajt e pare te 2010, ka nisur nje fushate mbifaturimesh te energjise. Me mijera ankesa kane mberritur nga ana e konsumatoreve prane zyrave te OSSH-se. Kjo e fundit ka bere me faj punonjesit e vet, per keqfaturimet e konstatuara, duke pushuar nga puna nje numer te madh faturistesh apo drejtuesish ne kompani. Megjithate shifrat e fundit nga INSTAT mbeshtesin tezen e keqfaturimeve me dashje, nga ana e OSSH-se. Per te kompensuar humbjet e shkaktuara nga mungesa e investimeve dhe menaxhimit, mesa duket OSSH ka mbifaturuar konsumatoret qe paguajne rregullisht energjine e konsumuar.
Verejtje ne lidhje me performancen dhe investimet e deritanishme nga ana e OSSH-se, u bene edhe nga ministri i Energjetikes, Dritan Prifti, disa dite me pare gjate nje interviste ne TV "Klan". Prifti theksoi se qeveria po shikon cdo hapesire te mundshme ligjore, per te mbrojtur konsumatoret.