E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia dhe mineralet rrisin eksportet

Kontributin me te madh ne rritjen e eksporteve e kane dhene metalet, prodhimet e lekures dhe energjise elektrike. Keshtu rritja e cmimit te metaleve ne tregun nderkombetar ka ndikuar ne rritjen e perfitimit te vlerave monetare, nga eksporti i mineraleve te tilla si kromi. Vitet e fundit ne vendin tone jane aktivizuar minierat e kromit per shkak se cmimi i metali ne tregun nderkombetar eshte rritur ndjeshem. INSTAT njofton se eksporti i metaleve u rrit gjate shkurtit me 58 per qind. Po keshtu vendi ka perfituar vlera te kenaqshme monetare edhe nga eksporti i energjise elektrike. Ne fundit te vitit qe shkoi por edhe pergjate 2010 KESH ka eksportuar energji elektrike ne menyre te vazhdueshme me milione kilovat/ore energji ne dite. Per shkak te kesaj situate, eksporti i energjise elektrike eshte rritur me 27 % kete vit. Rritja e eksporteve pritet te kete ndikime mjaft pozitive ne ekonomine e vendit. Pasi hyrjet valutore nga eksportet pritet te zvogelojne deficitet e vendit ne tregtine me jashte. Gjithashtu te ardhurat nga eksportet ndikojne ne forcimin e vleres se lekut ne kembim me valutat e huaja. Gjithashtu eksportet rrisin qarkullimin e likuiditeteve ne ekonomine e brendshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›