Energjia, rriten humbjet nga shpërndarja
01/04/2010 Përmirësohet bilanci i eksportit, familjarët shtojnë konsumin
Me gjithë privatizimin e operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, humbjet e energjisë në rrjet janë rritur 8.8 për qind në krahasim me vitin 2008. Sipas bilancit të energjisë, për vitin 2009 konstatohet se sasia e humbjeve totale është 2,328 GWh. Ato përbëjnë 32.4 për qind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Nga ana tjetër, edhe humbjet në shpërndarje janë rritur 9.8 për qind. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 90.9 për qind. Ndërkohë, pavarësisht politikës për uljen e konsumit të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve familjarë, gjatë vitit të kaluar është konstatuar se përdorimi i saj nga kjo kategori është rritur 3.5 për qind krahasuar me vitin 2008. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 4.301 GWh dhe përbën 59.8 për qind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur 6 për qind. Ky sektor ka konsumuar 56.3 për qind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum final. Sasia e energjisë elektrike të konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur 0.3 për qind krahasuar me vitin 2008. Shirat e shumta që përfshinë vendin gjatë vitit të kaluar ka ndikuar në rritjen në masën 8.9 për qind të burimeve të energjisë elektrike në vitin 2009. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 7,194 GWh. Prodhimi gjithsej i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm me 35.8 për qind, krahasuar me vitin 2008. Energjia elektrike e prodhuar në 2009 është 5,230 GWh dhe përbën 72.7 për qind të burimeve gjithsej të energjisë. Në vitin 2009 burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. Rritja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 35.7 për qind krahasuar me vitin 2008 ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë. Rritje të ndjeshme pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet hidroenergjetike private me koncesion me 44.1 për qind krahasuar me vitin 2008, e cila përbën 1.7 për qind të prodhimit në vend.