Vodafone mbështet iniciativën globale “Ora e Tokës”
01/04/2010 Nisma
Vodafone Albania iu bashkua për të dytin vit radhazi iniciativës globale “Ora e Tokës” dhe mbështeti aktivitetet e organizuara me këtë rast në Shqipëri gjatë ditës së shtunë dt 27 mars 2010. Dita e Tokës është një iniciativë e World Wildlife Fund (WWF) që bashkon qindra milionë qytetarë nga gjithë bota për të dëshmuar se njerëzit mund të bashkohen për të zgjidhur problemin e ngrohjes globale. Këtë vit, dritat e zyrave të Vodafone Albania u shuan gjatë orës simbolike të tokës prej orës 20:30 deri 21:30 të datës 27 mars dhe kompania i bëri thirrje punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të saj të kryenin të njëjtin gjest simbolik në banesat dhe ambientet e tyre si një votë për planetin tonë. Gjatë ditës së shtunë, Vodafone mbështeti një numër aktivitetesh që u organizuan në qytetin e Tiranës me rastin e iniciativës “Ora e Tokës”. Një numër personalitetesh të rëndësishëm të shoqërisë civile, medias dhe politikës u regjistruan simbolikisht si ambasadorë të “Orës së Tokës” në Shqipëri. Atyre iu bashkuan qindra qytetarë që demonstruan mbështetjen e tyre për fushatën ndërgjegjësuese “Unë i Bashkohem Orës së Tokës”që u hap gjatë mëngjesit të të shtunës në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Gjatë “Orës së Tokës” qyteti i Tiranës fiku dritat e Kullës së Sahatit dhe të ndërtesës së Bashkisë, ndërsa vullnetarët e “Orës së Tokës” organizuan një marshim simbolik me qirinj përpara ndërtesës së Bashkisë. Edhe njëherë kompania Vodafone Albania dëshmon angazhimin e saj për Përgjegjshmërinë Sociale.