Grupi NBG, fitimi arrin 971 milionë euro
01/04/2010 Raporti
Fitimi neto i Grupit NBG në vitin 2009 arriti në 971 milionë euro. Pas një fature të jashtëzakonshme taksash, rezultati është 923 milionë euro, i ngarkuar kryesisht nga provigjone më të larta që arrijnë në 1,057 milionë euro dhe rivlerësim të portofolit të bonove dhe kapitalit që shkojnë në 238 milionë euro. Fitimi përpara provigjoneve dhe taksave ishte 2,585 milionë euro, 2% më shumë se viti i kaluar, duke nënvizuar kështu stabilitetin e modelit të biznesit të grupit edhe në periudha krize, dhe duke theksuar rëndësinë e shpërndarjes gjeografike të burimeve të të ardhurave të grupit. Në një periudhë të mbizotëruar nga kushte ekstreme në sistemin global të kreditimit dhe përkeqësim të shpejtë të financave publike greke, NBG pati sukses duke zgjeruar më tej likuiditetin e saj, duke forcuar mjaftueshmërinë e kapitalit dhe duke mbajtur profitabilitet të respektueshëm, ndërsa ruan bilancin e saj me provigjone të larta. Kjo performancë tregon aftësinë ripërtëritëse të grupit përballë kushteve veçanërisht tensionuese, dhe i mundëson atij të marrë përsipër sfida nga një pozicion i fuqishëm. “Qendrushmeria e grupit ndaj krizës reflektohet nga stabiliteti i fitimeve të tij para provigjoneve dhe taksave në 2009-ën dhe një kthim mbi kapitalin që është ndër më të lartët nga çdo institucion financiar evropian këtë vit pavarësisht dyfishimit të provigjoneve. 2010-ta do të jetë një vit i vështirë. Megjithatë, NBG hyn në këtë periudhë me likuiditet të lartë, raporte të fuqishme kapitali, dhe potencial të lartë biznesi”, tha Apostolos Tamvakakis, CEO i Grupit NBG.