E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE: Vjedhje dhe mospagesë të energjisë elektrike

Vjedhjet dhe mospagesat e energjisë elektrike janë një sëmundje e rëndë për sistemin e cila për fat të keq vazhdon të thellohet. As privatizimi i sistemit të shpërndarjes nuk ka mundur ende të sjellë përmirësime në shifra. Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë që u lexua në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese nxjerr në pah rrënimin që po vjen nga vjedhja dhe mospagimi i energjisë.

"Shpërndarja në fund të vitit 2009, i raportoi 33.98 për qind dhe një nivel arkëtimi 76.4 për qind. Pra, nga 100 kilovat orë që hidhen, furnizohen, vetëm 50 kilovat orë arkëtohen. Kjo natyrisht është një eficencë jashtëzakonisht e ulët", thote Bujar Nepravishta, kryetari i ERE-së.

Kreu i Entit Rregullator u ka bërë ftesë qytetarëve të depozitojnë ankesat e tyre për shërbimin. Ky reagim vjen pas faturimeve të dyshuara të bëra nga OSSH për muajt dhjetor, janar dhe shkurt.

"Ne kemi thirrur menjëherë drejtuesit kryesor të OSSH dhe kemi shpjeguar që veprime të tilla cënojnë rëndë interesat e konsumatorëve. Në rast se do të ketë qytetarë të cilët do të kenë ankesa në këtë drejtim, atëherë kanë të drejtën të vijnë dhe tek ne që ta shtrojmë problemin deri në fund", vijon Nepravishta.

Sipas raportit të ERE viti 2009 ka qenë njëri prej viteve më të mbara energjetike. KESH, prodhuesi më i madh në vend ka mundur që nga shitjet e energjisë të sigurojë një xhiro prej 300 milionë euro.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›