Festimet e NATO-s, bllokim qarkullimi në disa akse rrugore
Për festimet që do të organizohen të premten në Tiranë për një vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO drejtuesit e policisë kanë marrë masa të posacme për shmangien e trafikut rrugor.
”Kemi marrë masa Në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, pranë presidencë, ku është ngritur një skelë shumë e madhe për festën e NATO, do të kemi devijim trafiku tek Universiteti dhe pranë Librit Universitar, me qëllim që festa të kalojë sa më mirë.Kemi marrë masa për heqjen e gjithë parkimeve nga bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, tek sheshi ”Nënë Tereza” dhe sheshi ”Italia”, me qëllim që të kemi lirshmëri të lëvizjes së mjeteve dhe të njerëzve”tha Ferhat Hysa, shef i sektorit Trafikut në Tiranë.
Edhe për festimet e pashkëve këtë të djelë do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset pranë kishës ortodokse dhe asaj katolike në kryeqytet.
Guina Hoxha