E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE, bashkëpunim me homologen italiane për energjinë

Autori i Lajmit: red.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE), do të zhvillojë disa aktivitete me homologen italiane, mbi problemet rregullatore në tregjet e energjisë, gazit dhe naftës, bënë të ditur dje, burimet zyrtare të ERE-s. Sipas këtyre burimeve, në fillim të muajit tetor, do të organizohet një seminar i përbashkët, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që kanë të dy entet rregullatore energjetike. Seminari do të përqendrohet në problemet rregullatore energjetike, kryesisht për naftën dhe gazin. Në muajin korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin e ri "Për gazin natyror", i cili parashikon rritjen dhe forcimin e rolit të ERE-s edhe me tregjet e naftës dhe gazit.

Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›