Tirana, ka potencial për energjinë diellore
Autori i Lajmit: red.
Qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Krujës përbëjnë një potencial të mirë për zhvillimin e energjive alternative, sikurse është energjia diellore, por dhe për përdorimin me efikasitet të Kodit të energjisë në banesa. Sipas një studimi të kryer nga Agjencia e Burimeve Natyrore (AKBN), Shqipëria ndahet në tri zona, ku qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, përfshihen në zonën e parë, për të cilën plotësohet kushti i Kodit Energjitik, që favorizon energjinë nga dielli, por dhe një zbatim të mirë të Kodit të energjisë në banesa. Shqipëria ka mesatarisht 240-260 ditë me diell në vit. Ndërsa Ligji i Eficiencës së Energjisë, krijon mundësi për përdorimin ekonomik të burimeve energjetike, rritjen e sigurisë së furnizimit dhe reduktimin e ndotjes në mjedis.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008