E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e ushqimeve vazhdojnë të ruajnë stabilitet

Autori i Lajmit: red.
Në fillim të kësaj jave, në tregjet e shitjes së ushqimeve, çmimet në përgjithësi kanë regjistruar të njëjtat vlera sa një javë më parë. Sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, në Tiranë çmimet e produkteve bujqësore janë ulur me rreth 2 për qind, ndërkohë që për një pjesë të konsiderueshme të ushqimeve të shportës janë ruajtur çmime të pandryshuara, me javën e kaluar. Prodhimet e sezonit, domate, kastraveca, patate etj, u tregtuan gjatë kësaj jave me rreth 20 lekë/kg më lirë, ndërsa prodhimet e bulmetit si djathi i bardhë, gjalpë, vezë u shitën përkatësisht me 346.1 lekë/kg, 321 lekë/kg dhe 10 lekë/kokrra. Ndërsa mishi i viçit u shit 657 lekë/kg, i pulës 289 lekë/kg dhe i derrit 600 lekë/kg. Sipas burimeve të mësipërme, çmimet e produkteve bujqësore, veçanërisht të perimeve të vendit, për shkak të sezonit të prodhimit pritet të ruajnë qëndrueshmëri të çmimit të shitjes së tyre edhe gjatë kësaj jave.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›