E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drojtja, pengesa që bllokon ëndrrat dhe talentin

Autori i Lajmit: red.
Drojtja është rezultat i mungesës së besimit në vetvete. Ajo shfaqet si ndjenjë konfuzioni dhe gjendje nervoze, kur dikush përballet me njerëz të ngritur ose jo të familjes. Kur një person vuan nga kjo ndjenjë, atij i mbahet goja dhe gjuha i lidhet. Kur dëshiron të thotë diçka, ai thotë gjëra të tjera që s i ka për qëllim.
Kështu, në një bibliografitë e personaliteve përmendet rasti i një personi që u takua me një kryeminstër. Një ditë ai shkoi te vizitonte kryeministrin Ibën Furat dhe me vete kishte marrë një sasi kamfuri (lndë kimike që nxirret nga një lloj druri si dafinë, përdoret kryesisht në mjekësi si nxitës i sistemit nervor). Në momentin që iu afrua kryeminstrit i erdhi për të pështyrë, dhe mendoi që t i japë atij kamfurin e pastaj të pështyjë në lumin Tigër. Por, kur u ndodh përballë, i pështyu atij në fytyrë, ndërsa kamfurin e hodhi në lumë. Kryeministri mbeti i befasuar ndërsa njeriu fajtor tha se gaboi pa dashje. “Unë pata për qëllim t ju pështyj ju në fytyrë dhe të hedh kamfurin në lumë”, tha ai. Kryeministri iu përgjigj: “Po pikërisht këtë bëre, injorant!”. Për shkak të ndrojtjes, qytetari i drojtur u ngatërrua si në veprimet, ashtu dhe në fjalët e tij.
Një situatë e tillë nuk ndodh shpesh ndoshta por, megjithatë ka shumë probleme të përgjithshme që mund t i ndodhin çdokujt për shkak të drojtjes. Drojtja mund të jetë shkak që një nxënës mos të marrë pjesë në mësim. Megjithëse e di përgjigjen e një pyetjeje të bërë nga profesori, ai nuk mund të marrë guximin që ta thojë atë me zë të lartë. Kur ky nxënës ka problem me diçka dhe nuk e kupton, ai nuk arrin ta pyesë mësuesin për shkak të drojtjes së madhe që ka.
E njëjta gjë e pengon një person të flasë në publik. Ai shqetësohet jashtë mase se po të bëjë një gjë të tillë, do të bëjë ndonjë gabim. Kur provon të kryejë diçka dhe bën gabimin më të vogël përpara njerëzve, ky gabim e vret atë tërësisht. Ai kurrë nuk e harron atë dhe sa herë që duhet të përballet në publik, ai gabim i shfaqet para syve. Kështu, ky gabim i vogël i varros atij ëndrrat dhe talentin e tij.
Drojtja bëhet shkak, që një person të mos i këshillojë dot të tjerët ose t i udhëzojë ata. Një person i drojtur mund të shohë dikë, duke bërë një gabim përpara syve të tij, por ai nuk ka kurajon që t i flasë, megjithëse mund t i ketë të gjitha argumentet e nevojshme për të vërtetuar se vepra që ai po kryen, është gabim. Ai nuk mund të bëjë dobi me dijen që ka. Mungesa e besimit në vetvete e bën atë shumë të drojtur, saqë s mund të këshillojë edhe dikë, që e ka në moshën e tij ose atë që është më i vogël.
Ndrojtja nuk e lejon një person që të bëjë pazar kur duhet të blejë ose të shesë, kështu ai s mund të arrijë një çmim me leverdi. Ndrojtja e bën të pamundur që një prind të refuzojë ndonjë kërkesë të fëmijëve të tij, edhe nëse ata kërkojnë diçka që ai e di se nuk është e mirë. Kështu ai ua jep atë, thjesht sepse s mund të thojë dot “jo”.
Njerëzit mund të përfitojnë nga një person i drojtur dhe ta përdorin atë. Mund të flasin dhe të veprojnë kundrejt tij çfarë të duan, përderisa ai nuk merr guximin të kundërshtojë dhe të vetëmbrohet.
Një person i drojtur ndjen se e gjithë vëmendja është përqëndruar tek ai dhe se çdokush po e shikon atë. Kur dikush i buzëqesh, ai mendon se po qesh me të. Kur shikon dy persona duke folur, mendon se ai është në qendër të bisedës së tyre. Ai është tepër i ndjeshëm dhe e ka të pamundur që të kryejë diçka të vështirë apo serioze. Këto janë vetëm disa shembuj të problemeve që shkakton drojtja. Fatmirësisht, gjenden mënyra me anë të të cilave drojtja mund të kapërcehet;

Mënyrat për të kapërcyer drojtjen që na bllokon
Edhe oratorët, në fillimet e tyre kanë qenë të sunduar nga frika e të folurit në publik

Praktikimi
Nëse një person e vendos veten vazhdimisht në situata të ndryshme, ai mund ta kalojë frikën që ka të bëjë me to. P.sh. nëse i frikësohet fjalimit në publik, ai mund të mësohet duke mbajtur një fjalë të shkurtër në shtëpi. Shumë shpejt ai do të mund të mbajë një ligjëratë të shkurtër në rrethin e shokëve të shkollës, më pas mund të japë mësime. Kështu ai do ta humb turpin e të folurit në publik. Nëse do të pyesni prezantuesit ose oratorët më të famshëm në botë, njerëz që të tjerët dynden për t i dëgjuar kur flasin, se si kanë filluar, do të shikoni se në më të shumtën e rasteve, fillimisht ata kanë pasur shumë turp të flasin. Megjithatë, ata nuk kanë lejuar, që kjo gjendje frike t i ndalojë, por kanë gjetur forcën që të flasin herën e parë dhe të dytë. Nuk kanë lejuar që gabimet e tyre të vogla, të pengojnë talentin e tyre. Madje, disa prej tyre, më vonë kanë folur rreth frikës që kanë pasur, kështu që kjo të jetë një shembull pozitiv për të tjerët.
Veprimi në mënyrë graduale
Njeriu duhet t i marrë gjërat gradualisht. Kur dikush duhet të flasë në publik p.sh., si fillim ai mund të lexojë nga një libër. Shumë njerëzve, leximi nga libri ua ka larguar komplet frikën. Hapi tjetër është që të përgatisë vetë një ligjëratë dhe ta shkruajë atë komplet. Leximi i një materiali të përgatitur vetë është një hap përpara nga leximi i fjalëve të dikujt nga një libër. Së shpejti, këtij personi do t i duhet vetëm të hedhë në një letër idetë kryesore në disa pika me detaje të vogla. Kjo do të jetë e mjaftueshme, që ai të dalë përpara të tjerëve dhe të mbajë një fjalim. Përfundimisht, ai do të mund të qëndrojë përpara publikut dhe të mbajë një ligjëratë të tërë përmendësh, duke iu referuar vetëm memories së tij. Në të njëjtën mënyrë, gradualisht, një person mund të risë seriozitetin e temës që trajton dhe numrin e audiencës.
Mësimi nga të tjerët dhe nga gabimet e tyre
Shikimi tek të tjerët mund t i tregojë njeriut si të veprojë ai vetë. P.sh. një student vështron shokun e tij duke mbajtur një temë para klasës, shoku i tij bën një gabim dhe të gjithë qeshin me të. Po edhe ai vetë qeshë me të tjerët, pastaj ulet në bankë sikur të mos kishte ndodhur gjë. Të nesërmen, ai është plotësisht i gatshëm të flasë përsëri. Studenti që e vështron këtë sjellje, mund të pyesë veten: Pse të mos bëj dhe unë si ai? Duke parë të tjerët dhe gabimet e tyre, njeriu mund të fitojë vetbesimin që i duhet për të kaluar vështirësitë.
Lënia e disa gjërave në perspektivë
Një person i ndrojtur mendon se të tjerët e shohin atë në një mënyrë të veçantë, kjo mund të jetë dhe shkaku i drojtjes së tij. Nëse ai ndërgjegjësohet se njerëzit s janë aspak të përqëndruar tek ai, kjo do t ia lehtësojë atij gjërat. Kur ai bën ndonjë gabim, të tjerët pa dyshim, do të flasin rreth tij, megjithatë po aq shpejt ata do ta harrojnë gabimin e tij, kështu çështja do të mbyllet përgjithmonë dhe askush s do të flasë më për të. Brenda një jave, ai mund të ngrihet e të flasë përsëri pa problem.
Në shumë raste, ndodh që ligjëruesi mund të bëjë lapsuse të vogla gjatë fjalimit ose të ngatërrohet pak, por ato kalojnë pa u vënë re nga audienca dhe ky mund të jetë një rast ku shumë prej tyre mendojnë se fjalimi është mbajtur në mënyrë perfekte. Kjo është diçka mëse e vërtetë nga ajo që e ka treguar eksperienca.
Njerëzit në audiencë nuk arrijnë të deportojnë në mendimet dhe ndjenjat e brendshme të folësit. Jo çdo herë, ata mund të kuptojnë nervozizmin e tij. Megjithatë, nëse folësi e ndjen se audienca e ka kuptuar që ai është nervoz, kjo e nervozon dhe më shumë dhe si rezultat bëhet folës më i keq.

Sëmundja e quajtur frikë
Ankthi që na pengon të jetojmë siç duhet

Ekzistojnë shumë lloj frike që janë ekstreme dhe që madje mund të quhen sëmundje. Ekzistojnë disa lloje frikërash; neurotike si ndrojtja dhe ankthi. (Frika negative, nga gjërat dhe në situata ku s ka arsye)
Ankthi është një sëmundje që shfaqet kur frika dhe shqetësimi i dikujt shndërrhet dhe bëhet tepër i ekzagjeruar. Ankthi vjen si rezultat i frikës dhe parashikimit se diçka e keqe do të ndodhë. Ai paraqitet në shumë mënyra;
A. Ankthi prej vdekjes
Frika prej vdekjes, në vetvete nuk është sëmundje, bile nëse ajo e shtyn dikë që të shtojë veprat e mira dhe të nxitojë në punët e vlefshme, atëherë ajo mund të jetë diçka vërtet e lavdëruar. Megjithatë,nëse frika prej vdekjes e pushton një person gjatë gjithë kohës, kur është duke ngrëne ose duke pirë, kur punon, kur shkon për të fjetur etj. atëherë ajo kthehet në sëmundje.
B. Ankthi prej sëmundjes
Disa njerëz pikëllohen nga frika e madhe se mos sëmuren. Nëse ata kanë një dhimbje koke të lehtë frikësohen se mos është hemoragji në tru. Ata imagjinojnë se çdo dhimbje barku është një lloj dështimi. Vazhdimisht ata janë të shqetësuar se mos marrin ndonjë sëmundje serioze. Një frikë e tillë prej sëmundjes është vetë sëmundje dhe në të vërtetë, mund të jëtë shumë më serioze se sëmundjet që shkaktojnë dhimbje trupore. K pasur raste kur është menduar se dikush vdiq prej mortajës por, kur i kanë bërë autopsinë është bërë e qartë se trupi s ka pasur asnjë lloj infeksioni. Ka qenë frika e fortë prej mortajës që ka shkaktuar tek ai simptoma të ngjashme me të sajat dhe përfundimisht vdekjen.
C. Ankthi prej dështimit
Shumë njerëz nuk janë në gjendje të merren me studime, me tregti ose biznes për shkak të frikës nga dështimi. Një frikë e lehtë prej dështimit mund ta shtyjë dikë që të studjojë dhe ta programojë mirë punën e tij, kështu ai mund t i arrijë qëllimet me sukses. Ajo bën që një person të konsultohet kur është e nevojshme e mos të ngutet ku s duhet. Mirëpo, kur kjo frikë rritet deri në atë shkallë sa që kalon në sëmundje, atëherë ajo bëhet pengesë dhe nuk e lë njeriun të ecë përpara. Një frikë e tillë, pa dyshim, është sëmundje që duhet kuruar.
D. Ankthi prej përgjegjësisë
Ka njerëz që e urrejnë përgjegjësinë, të tillët e vonojnë martesën për shkak se nuk duan të kenë në përgjegjësi një familje. Ata nuk duan të kenë një punë të vazhdueshme, nuk pranojnë të merren me nxënës për të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi, kështu heqin dorë prej mësimdhënies. Të tillë nuk duan të mbajnë përgjegjësi për askënd. Gjitashtu, heqin dorë nga shumë aktivitete që kërkojnë iniciativë dhe që kanë të bëjnë me interesat e një grupi njerëzish.
E. Ankthi i të menduarit vet
Shumë njerëz kanë frikë të mendojnë vet rreth çështjeve që i rrethojnë. Ata kanë frikë t i zgjidhin vetë problemet. Gjithmonë i shohin gjërat vetëm në sipërfaqe, pa iu futur ndonjë hulumtimi në thellësi. Nëse një person i tillë lexon një libër, ai kurrë nuk logjikon mbi të, nuk mendon mbi argumentet apo informacionet e paraqitura në të. Ky person nuk arrin të përcaktojë nëse përfundimet janë të sakta dhe nëse argumentet e dhëna kanë baza apo jo. Ai nuk preokupohet të zbulojë se deklarimet e bëra në të janë të vërteta apo thjesht spekulime, as nuk i kushton rëndësi faktit se autori e ka trajtuar temën në detaje të mjaftueshme apo jo. Ai kënaqet duke pranuar në mënyrë pasive atë që lexon. Personi i tillë pranon pa bërë kritikë ç ka i thotë një njeri çfardo, një pjestar i familjes, një grup apo shkollë pa e gjykuar vet çështjen.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›