E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtim në planetin e vetmuar me fisnikët e vërtetë

Autori i Lajmit: red.
Një ditë do ta shihja veten duke admiruar ikonat e bukura dhe pikturat në mur në muzeun e Onufrit, në një kishë të vjetër në Berat; ditën tjetër do të shihja shtëpitë e zymta dhe të ngrohta të Gjirokastrës. Më pas isha në rrënojat romake të Butrintit, në parkun e tyre të vogël kombëtar dhe në një muze të ri në kodrën me pamje nga to

Shqiptarët nuk janë aspak të egër, por shumë miqësorë. E egër është vetëm pamja e jashtme e sjelljes, pa shumë pa shumë kortezi, por në esencën e tyre shqiptarët janë ca fisnikë të vërtetë. Finesa e tyre fshihet në shtresat e shpirtit. Eshtë edhe kjo një arsye më tepër, që ky vend është kaq interesant dhe që nuk duhet humbur rasti për ta takuar.

Cili është ai vend, që ka rrënoja greke dhe romake, një vijë të gjatë bregdetare i cili ende nuk është zbuluar nga turizmi ndërkombëtar, një qytet të bukur malor me statusin e pasurisë botërore të UNESKO-s, ushqim të mirë, verë dhe birrë, një krahinë argëtuese në kryeqytet dhe një aeroport me emrin e murgeshës më të famshme në botë? Hiqni dorë! Është Shqipëria.

Shqipëria! Prisni një minutë! A nuk është ai vendi më i çmendur i komunizmit, ku stalinizmi dhe maoismi u braktisën pasi nuk ishin mjaft të pastra? A nuk u ndoq komunizmi nga kolapsi financiar ku tre të katërtat e popullsisë i humbën kursimet e jetës në skema piramidale? A nuk është i mbushur i gjithë vendi me bunkerë betoni? Dhe Nënë Tereza a nuk ishte shqiptare? Koha ndryshon, dhe po ashtu edhe Shqipëria. Kam fluturuar atje nga Vjena, kam shëtitur në qendër të kryeqytetit, Tirana, dhe në muzg e kam gjetur veten tek Blloku, fjalë për fjalë "blloku", me disa miq shqiptarë. "Në epokën komuniste, nuk ishte e lejuar të hyje tek blloku", shpjegoi Nevila. "E gjithë kjo zonë ka qenë e mbyllur për njerëzit e zakonshëm". "Ajo ishte shtëpia e Hoxhës", tha ajo, "duke iu referuar Enver Hoxhës, burri që udhëhoqi Shqipërinë me një dorë të hekurt nga viti 1944 deri në vitin 1985. Banesa që ajo tregoi mund të kishte qenë shumë mirë një shtëpi e paklasifikueshme në një lagje amerikane; patjetër që nuk dukej sikur ai të kishte shpenzuar paratë gjatë 40 viteve të drejtimit të këtij vendi krejtësisht të izoluar. Dukej se kishte qenë një nikoqir i mirë dhe nuk e kishte pëlqyer aspak shpërdorimin. Me këtë frymë kursimi, shqiptarët jetuan për dhjetëra vjet.
Sot Hoxha mund të dalë nga dera e madhe në rrugë dhe të futej direkt në barin "Buda" për të parë listën e koktejleve. Blloku është shndërruar në qendrën e bareve, kafeve dhe restoranteve në Tiranën e Re. Dritat e shndritshme të Tiranës mund të ishin një zbulim plot ngjyra, por ishin vetëm të parat mes vargut të surprizave që Shqipëria do të zbulonte gjatë javës përpara. Ditën tjetër unë me Nevilën u drejtuam në jug për të eksploruar më shumë në Shqipërinë e re në një hark kohor mes rrënojave, kishave, plazheve, kështjellave, muzeve dhe mes ushqimit të shumëllojshëm. Pas më shumë se 40 vjetësh me racione të shkurtuara, shqiptarët dukeshin se po hanin dhe për kohën e mëparshme. Pas një vakti me disa njerëz që takova, unë tërhoqa me ekstravagancë çekun. Kishim ngrënë tasa me supë të shëndetshme, pjata me bukë të fortë, tasa me sallatën e zakonshme mëse të freskët, pjata të dyta me bajame dhe djathë, pjata të tjera me lazanja, të shoqëruara me shishe me ujë mineral dhe tasa me qershi dhe copa keku. Fatura për të gjashtë ne ishte 1,000 lekë, rreth 11 dollarë me bakshishin. Nuk mund të gjeje një vend tjetër, ku hahej kaq mirë e lirë, ushqime të vërteta bio, që ne perëndimorët i kërkojmë me fatura tepër të larta nëpër vende ekzotike ose dyqane ekstra e përsëri asnjëherë nuk jemi të sigurt se janë të vërteta. Nëse do të vija një herë tjetër në Shqipëri dhe nuk do ta gjeja më këtë ushqim, atëherë do të besoja vërtet se është zhvilluar dhe ka marrë çmimin e hidhur të zhvillimit që është humbja e shijes. A do ta donin shqiptarët këtë fund, nëse do ta dinin që më parë?
Shqiptarët janë të varfër, por ata nuk janë badakçinj. Asfare nuk përpiqen të përfitojnë shumat e mëdha që lehtësisht mund t i nxjerrë nga xhepi një turist perëndimor. Për më tepër, janë shumë të mirëpritur dhe nuk kanë asnjëlloj fobie ndaj të huajve, sikundër ne kishim kujtuar më parë. Nuk janë aspak të egër, por shumë miqësorë. E egër është vetëm pamja e jashtme e sjelljes, pa shumë finesë, pa shumë kortezi, por në esencën e tyre shqiptarët janë ca fisnikë të vërtetë. Finesa e tyre për fat të mirë fshihet thellë në shtresat e shpirtit. Eshtë edhe kjo një arsye më tepër, që ky vend është kaq interesant dhe që nuk duhet humbur rasti për ta takuar. Janë një popul krejt i veçantë, të cilin nuk e kam takuar asgjëkundi gjatë udhëtimeve të mia të shumta anembanë botës. Nuk janë si kinezët, nuk janë as si popujt e perëndimit. Shumica janë muslimanë por pa asnjë lidhje me natyrën e popujve arabë. Kanë një ndjenjë identiteti, që do të quhej gafa më e madhe t i krahasoje me fiset tribu. Karakteristikat e tyre si popull i vrazhdë bien në kundërshtim me tolerancën fetare mes tyre. Bile më mirë nuk duhej quajtur tolerancë sesa harmoni. Ja kështu i kam njohur shqiptarët
mes ndalesave për kafe gjatë rrugës, drekave të bollshme, gostive në mbrëmje me ndoshta pak si shumë verë dhe panoramave të mrekullueshme. Një ditë do ta shihja veten duke admiruar ikonat e bukura dhe pikturat në mur në muzeun e Onufrit, në një kishë të vjetër në Berat; ditën tjetër do të shihja shtëpitë e zymta dhe të ngrohta të Gjirokastrës. Më pas isha në rrënojat romake të Butrintit, në parkun e tyre të vogël kombëtar dhe në një muze të ri në kodrën me pamje nga to.
Pak më tej, bregdetit ne ndaluam të kalonim natën në port në Himarë dhe në mëngjes dola për shëtitje në plazh për të këqyrur disa shembuj të manisë më kureshtare të Hoxhës: bunkerët. Për ndonjë arsye, diktatorit i ishte ngulitur në kokë, se Shqipëria e vogël kërcënohej nga një forcë keqdashëse e jashtme. Amerika? Rusia? Italia? Greqia? Kina? Kush e di? Zgjidhja ishte ta mbushje vendin me bunkerë betoni në formë kërpudhash ku qytetarët trima të Shqipërisë të tërhiqeshin për të mbrojtur vendin e tyre. Nga fundi i sundimit të tij, Shqipëria kishte 700 mijë prej tyre, një për katër njerëz. Ka një gjysmë duzine prej tyre në plazhin e Himarës me pamje të verbër në detin Adriatik drejt Italisë.
Në veri, rruga ngjitej thiktë larg nga bregdeti në Qafën e Llogorasë, ku për një kohë të shkurtër pamë detin dhe majat me dëborë në të njëjtën peizazh. U ulëm përsëri në nivelin e detit dhe vizituam rrënoja të tjera, këto ishin greke, në Apoloni, dhe më pas ndalëm për një tjetër vakt të bollshëm në një restorant në majë të kodrës në Ardenicë. Qyteti i vogël kishte një tjetër kishë madhështore në manastirin e tij, me qoshen prej druri të korit dhe piktura të shndritshme në mure.
Më në fund, para se të ktheheshim në Tiranë, i bëmë edhe Durrësit një vizitë, në portin më të madh në vendit. Qyteti ka një muze të mrekullueshëm, një amfiteatër të shkërmoqur romak, një memorial madhështor të luftës (shqiptarët kanë luftuar me pushtuesit gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore me egërsi heroike) dhe ripërdorimin më të mirë të bunkerit që kam parë në të gjithë vendin. Nuk bëhen shumë gjëra me një bunker, pjesa më e madhe e tyre janë kaq të vegjël sa duken si kolibe qeni, por në plazhin e Durrësit një version më i madh ishte kthyer në një bar bunker në restorantin "Bunkeri". Mos u ngrini shumë shpejt në çatinë e rrëshqitshme e të fortë; ato janë disenjuar të jenë anti-tank. Por shqiptarët nuk duken aspak të vëmendshëm ndaj tyre. Ndërsa ne vizitorëve këto gjëra na bien në sy, për ta ka shumë kohë që ato nuk ekzistojnë më. Mdje, fëmijët as që e kanë idenë se përse këto ngrehina të betonta qëndrojnë aty, se çfarë zelli i ngriti. Për ta janë ca thyerje të rastësishme relievi, sipër të cilave hipin e qëndrojnë ose luajnë “kukafshehti”. E kjo do të thotë se e kaluara po vdes shumë shpejt. Ajo është për shqiptarët një ëndërr që nuk do të kthehet.

Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›