Eurobondi Shqiperia mund ta marre me interes 7.5
Eksperte te bankave investitore ne Londer e konfirmojne kete per uebsajtin financiar Bloomberg. Referuar faktit qe Shqiperia eshte duke u bere gati te dale edhe nje here ne tregje nxirren ne pah edhe detajet e kerkuara per eurobondin te cilat perfshijne nje shume prej 400 milione eurosh nje interes 7.5 per qind dhe nje afat 5-vjecar. Tani me shume mundesi eshte momenti i duhur qe te dilet edhe nje here ne tregje. Kemi pare levizje ne keto tregje dhe Shqiperia eshte e afte te kape kete moment. Interesi 7.5 per qind eshte i arsyeshem dhe atraktiv shprehet Stuart Culverhouse ekonomist prane bankes investitore Exortix Ltd. Nderkaq Shqiperia eshte duke kerkuar edhe nje rivleresim tjeter per situaten e borxhit te saj nga ana e kompanise Standard and Poors. Kjo e fundit renditi pak muaj me pare borxhin e Shqiperise me vleresim B- qe eshte nje renditje tri shkalle me pozitive se situata e Greqise borxhi i te ciles u klasifikua si BB- kategoria me e keqe per te mos investuar. Investitoret ne fakt gjate kohes kur u krijua amullia ne tregje preferuan te prisnin dhe kjo edhe per te rritur sigurimin mbi borxhin dhene Greqise e cila shpalli falimentin dhe per te parandaluar nje perkeqesim te borxhit ne eurozone. Shitjen e eurobondit shqiptar po e menaxhojne bankat Deutsche Bank AG dhe JPMorgan Chase amp Co. Nderkohe ajo qe vleresohet si pozitive per Shqiperine eshte parashikimi per nje rritje pozitive ekonomike per kete vit dhe per ate ne vijim sipas raporteve te FMN-se. Kete fakt e vleresojne edhe ekspertet e huaj kur i referohen kerkeses se vendit tone per nje eurobond. Ka nje hendek mes perceptimit te asaj qe njerezit mendojne per Shqiperine dhe aftesise qe ka ajo per te shlyer borxhin e vendit shprehet Culverhouse i Exortix Ltd. Sipas tij ekonomia shqiptare eshte shume me e besueshme sesa ajo qe njerezit perceptojne lidhur me aftesine e shlyerjes se borxhit.