E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hijet e vetedeklarimit pas pensioneve homogjene

Gazeta Shqip para disa ditesh njoftonte se qeveria greke do beje edhe njehere riverifikimin e pensioneve te personave te quajtur homogjene term me te cilin ne Greqi etiketohen njerezit me kombesi greke por qe ndodhen ne shtete te huaja si minoritet dhe ne kete rast hyn minoriteti grek ne Shqiperi pak ne Maqedoni dhe Turqi apo diaspora e ngulitur ne Ukraine ne qytetet si Odesa dhe deri Melitopol te vendosura gjate periudhes se Perandorise Bizantine apo si tregtare nen suazen e Perandorise Osmane e me vone asaj Ruse.

Keto pensione paguhen nga Instituti grek i Sigurimeve Shoqerore dhe nisur nga nje logjike e thjeshte ekonomike keta njerez nuk duhet te perfitojne pensione pasi asnjeri prej tyre ose shumica dermuese nuk ka qene kontribuues ne ekonomine greke gjate periudhes qe kane qene aktive per pune. Por ne kushtet kur vendet ne te cilat gjendet kjo diaspore dolen nga sistemi komunist dhe trasheguan nje varferi ekstreme nuk kishte asgje te keqe nese vendi ame kujdesej per jetesen e bashkekombesve pavaresisht se Greqia nuk e kishte takatin ekonomik te vendeve te tjera te BE-se. Justifikimi moral gjendet pasi shumica e vendeve te BE-se pas moshes se pensionit japin nje ndihme ekonomike per shtetasit e tyre edhe nese nuk kane kontribute ne sigurime ne moshen kur kane qene aktive per pune por gjithmone per shtetas qe kane shtetesine e tyre dhe jetojne brenda territorit kombetar te njohur nderkombetarisht.

Deri ketu gjithcka eshte brenda parametrave pavaresisht se personazhet qe perfitojne nga kjo ndihme jane vendosur nga qeveria greke ne nje kontekst te ndryshem ekonomik dhe kjo jo pa qellim.

Duam apo nuk duam ne ne nje pjese te rendesishme te elites drejtuese greke ende sot e kesaj dite nuk eshte shqitur nga koka Megali Idheja e stisur nga Jani Koleti per ti shpetuar burgut kur u akuzua per korrupsion dhe vjedhje te arkes se shtetit me 1844-n duke vertetuar per here te pare ne Ballkan thenien se Streha e fundit e horrit eshte nacionalizmi. Nisur nga kjo teori ne vitet qe vijne qeveritaret e Athines here nen surdine e here me bori per te justifikuar ekspansionin tokesor ne gadishull kane kerkuar ku kane qene elementet etnike greke dhe kur skane qene i kane stisur ose identifikuar elementet ortodokse te kombeve fqinje me perkatesine greke te tyre. Me e theksuar kjo ka qene ne Shqiperi pasi vendet ortodokse fqinje te Greqise qe kishin kishen e tyre autoqefale e ruanin grigjen e tyre dhe vetem te ne mungesa deri vone e kishes autoqefale bente qe kisha greke te zgjaste duart mbi popullaten ortodokse shqiptare.

Ne ditet e sotme pavaresisht europianizimit te Greqise dhe pranise ne eliten drejtuese te ketij vendi te elementeve me mendje te hapur ekzistojne segmente te cilat nuk heqin dore nga qellimet e vjetra gjithmone duke u pershtatur me situaten dhe terrenin. Dhe kjo me paster se kudo shikohet ne Shqiperi ku vertet sot nuk mund te nisesh bandat e andarteve si me 1914-n dhe 1940-n e te besh spastrime etnike si me 1945-n dhe as te ndryshosh kufijte me dhune por nje rruge e mire eshte dobesimi dhe mbajtja nen kontroll e fqinjit qe shpesh shihet si kundershtar dhe krijimi i zonave tampon ne kufijte greke. Kjo arrihet nepermjet korruptimit ekonomik te elementeve te klasave udheheqese te vendeve fqinje aq me teper duke pasur parasysh varferine ekstreme nga te cilat dolen keto vende dhenia e bursave femijeve te elitave drejtuese te fqinjeve qe te studiojne ne universitete te sponsorizuara nga diaspora greke e cila tashme mban flamurin e Megali Idhese dhe me pas mbeshtetjen e tyre per te zene pozicione drejtuese ne vendet e origjines duke realizuar keshtu pozicionimin ne vende kyce dhe strategjike te fqinjeve te njerezve qe ne mos agjente te mirefillte jane te korruptuar ideologjikisht dhe do dobesojne vullnetin e shtetit te tyre ame per nje politike kombetare dhe partneriteti ne raport me Greqine.

Krahas politikes ne koken drejtuese keto segmente shoviniste nuk kane lene pas dore edhe korruptimin e bazes se popullates per te pasur edhe nje mbeshtetje ne terren per levizjet e tyre te ardhshme dhe ne kete fushe ka sherbyer dhenia e pensioneve pa kriter te qarte te prejardhjes etnike pasi nuk do kishte asgje te keqe dhenia e pensioneve minoritetit real grek por ta shtrish kete procedure edhe ne popullsi qartas te ndryshme si ne rastin tone ajo shqiptare dhe njekohesisht te ushtrosh presion qe ne regjistrimin e popullsise te perfshihet edhe vete deklarimi i kombesise jane tregues te qarte te synimeve te mbrapshta.

Ne terren shume jane te vetedijshem se ne ata te vetedeklaruar homogjene ka jo vetem shqiptare ortodokse por edhe te besimit katolik ose islam qe e kane bere kete procedure per te marre nje pension i cili ne kushtet e mizerjes ekonomike te Shqiperise sidomos te asaj pas viteve 90-te deklaruan emra ortodokse dhe kombesi greke. Ndaj eshte legjitime alergjia e shume shqiptareve ndaj ketyre veprimeve dhe frika se mbas rishikimit te pensioneve nuk eshte nje ristrukturim ekonomik por nje rinumerim dhe shtrengim i radheve te ushtareve te Megali Idhese brenda kufijve tane.

Nese ky veprim do ishte nje iniciative ekonomike e stilit europian te qeverise Papandreu do ishte pervec nje veprimi ekonomik te suksesshem dhe nevojshem edhe nje shenje shtensionimi dhe paqeje ndaj nesh. Por nese do rezultoje nje apel ndaj perfituesve te pensioneve perpara regjistrimit te popullsise do ishte nje tregues se Greqia europiane ekziston vetem ne mendjet e idealisteve ose eshte pilula qe na japin per te na vene ne gjume.

Fatkeqesisht Greqia asnjehere nuk na e ka shtrire doren pa interes dhe dhene ndihma pa na e nxjerre nga hundet ne ane tjeter ska kerkuar asnjehere falje per masakrat e bera ndaj shqiptareve perkundrazi edhe sot e kesaj dite paraqet ne kancelarite europiane foto te masakrave te bere nga andartet greke mbi popullsi shqiptare sikur jane e kunderta se ka kuptuar asnjehere se miku i saj me i mire eshte fqinji i saj veriperendimor dhe e keqja qe nga koha e perseve ketu e tremije vjet perpara i ka ardhur nga lindja.

Per sa u perket qarqeve shoviniste duhet te shtyjne akrepat e ores se tyre nja 160 vjet perpara dhe ta kuptojne se Greqia fatkeqesisht eshte nje vend me popullsi ne plakje dhe nuk ka mundesi te populloje veriun e saj lere me te ashtuquajturin Vorio Epir. Nese ne strategjine e tyre ekziston plani i krijimit te nje zone tampon me ndjeshmeri me te madhe ndaj urdhrave te Athines sesa atyre te Tiranes dhe me identitet te dyzuar kombetar duhet te hapin librat e te shikojne se ata qe ideuan Shqiperine dhe kanonizuan gjuhen shqipe jane pikerisht nga Jugu i Shqiperise dhe me perkatesi ortodokse dhe bektashiane ndaj ti heqesh ose zhbesh Shqiperise Jugun eshte njesoj si te pretendosh qe nje trup te jetoje duke i hequr zemren ndaj Shqiperia o jeton njesh ose vdes e tera.

Popullsite e tokes ku lindi Homeri duhet te rilexojne edhe njehere librat e tij e te rinxjerrin mesimin se ne Ballkan miqesia mbahet mend e nuk harrohet por e keqja mbahet mend ca me shume e mund te vonoje per te marre shpagimin por nuk lihet rast pa ia kthyer. Le te shpresojme se ky rinumerim i homogjeneve eshte nje procedure administrative dhe jo nje rinumerim i aradhave te mercenareve duke shenuar keshtu fillimin e mbylljes se hesapeve me te kaluaren.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›