E Diel, 1 Nëntor 2026

Austria jep 200 mije euro per programin Nje OKB

Qeveria e Austrise i ofroi 200 mije euro Programit Nje OKB per Fondin e Koherences se OKB-se. Kjo marreveshje u nenshkrua nga qeveria e Austrise dhe Kombet e Bashkuara ne pranine e Ministrit te Inovacionit dhe TIK Genc Pollo dhe Valbona Kuko Drejtoreshe e Departamentit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj ne Keshillin e Ministrave. Jemi ketu per te nenshkruar vazhdimesine e nje projekti shume te suksesshem dhe rikonfirmojme angazhimin e qeverise shqiptare ne reformen Nje OKB. Me nenshkrimin e kesaj marreveshje me Austrine do te doja te falenderoja qeverine austriake per gatishmerine dhe ndihmen e saj ne kushtet e krizes ekonomike tha Ministri Pollo. Ambasadori Austriak ne Shqiperi Florian Raunig tha Ne jemi shume krenare qe kontribuojme per kete nisme pilote e cila po shkon shume mire ja perse qeveria e Austrise ka kontribuar dhe po kontribuon per here te trete me 200 mije euro. Dje ishte nje dite e vecante per ne qe shenoi 65-vjetorin e themelimit te Kombeve te Bashkuara dhe neser Austria do te festoje diten e saj kombetare keshtu qe sot eshte nje dite e persosur per te festuar partneritetin tone tha Koordinatorja e Perhershme e OKB-se ne Shqiperi Zineb Touimi-Benjelloun. Fale Austrise dhe donatoreve tane te tjere per here te pare ne mund ti sigurojme fonde te parashikuara agjencive te OKB-se. Shpresoj qe kjo tendence do te vazhdoje edhe ne vitet ne vijim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›