Versioni aktual dhe real i te jetuarit ne ishull
Mes shume paradokseve qe hasen ne Shqiperi spikat fakti qe ne epoken e globalizimit ne padyshim jemi nje nder vendet me te izoluara ne Europe. Kjo gje eshte e vlefshme jo vetem per masen e madhe te popullit por edhe per elitat tona qe padyshim jane mbase me pak te integruarat me ekuivalentet ne kontinent. Veshtire se ka perfaqesues te botes universitare mediave artit biznesit kultures apo shoqerise civile e te tjera kategorive qe perbejne shtresen elitare te Shqiperise qe te jene pjese thelbesore perberese e forumeve perkatese nderkombetare. Pra edhe pse shume syresh krekosen me te madhe ne Shqiperi me titujt spaletat apo statusin qe kane ne Tirane jashte kufijve te Shqiperise me perjashtim te trojeve ku jetojne bashkekombasit tane nuk para i perfill kush. Me pak fjale nuk ka njerez te mediave qe te shkruajne jashte vendit perjashtim bejne korrespondentet zyrtare te agjencive nderkombetare nuk para ka akademike qe te botojne artikuj apo studime ne shtepi botuese apo revista dinjitoze nderkombetare te gjithe jane versulur ne Maqedoni e Kosove per te permbushur kriterin e titujve per botime jashte vendit hiq ndonje tek-tuk nuk gjen artiste qe te kene ekspozita apo shfaqje ne Perendim me ndonje perjashtim te rralle nuk ka sportiste shqiptare te spikatur ne gara nderkombetare e keshtu me radhe.
Nga ana tjeter pavaresisht se pas Salvadorit kemi emigracionin me masiv ne proporcion me qeverine niveli integrimit me Europen Perendimore dhe pervetesimi i vlerave europiane te ne ngelet i kufizuar. Kjo vjen se pari nga fakti qe emigrantet tane kane ngelur goxha te margjinalizuar ne shoqerite e vendeve pritese duke u izoluar kryesisht ne ambiente familjaresh dhe miqsh shqiptaresh pa u integruar ne shoqerine vendase. Madje hera-heres vihet re se ata ngelen me prapa ne mentalitet edhe se vete bashkemoshataret e tyre qe kane ngelur ne Shqiperi. Nje tjeter element eshte fakti qe emigracioni ende vazhdon dhe jane te pakte te kthyerit perkundrejt atyre qe ende ikin. Nje tjeter pengese per perthithjen dhe transferimit ne Shqiperi te mentalitetit dhe vlerave te Europes bashkekohore lidhet edhe me fatkeqesine natyrore tonen qe te kemi per fqinj Italine dhe Greqine. Ne keto dy vende kemi te perqendruar pjesen derrmuese te emigracionit mirepo ato nuk perbejne shembullin me dinjitoz te BE-se per te ndjekur. Nuk kemi fatin e Europes Qendrore qe paten Gjermanine si tutor ne procesin e integrimit apo Republika Baltike qe perfituan ndjeshem nga afersia me anetaret skandinave te BE-se.
Faktoret kryesore vendas qe do te mund te kontribuonin ne europianizimin e shoqerise shqiptare arsimi dhe media lene shume per te deshiruar. Arsimimi i shqiptareve nderkaq ne keto dy dekada nuk ka pasur ndonje hov cilesor per te kompensuar dhe riparuar sadopak izolimin. Ne fakt e kunderta ka ndodhur ka rene rigoroziteti ndaj shkollimit parauniversitar dhe masivizimi epidemik i arsimit universitar publik dhe privat i ka shnderruar universitetet thjesht ne shkolla te mesme te profilizuara. Edhe sistemi i Bolonjes qe kishte si nje nder qellimet kryesore rritjen e mobilitetit te studenteve ka deshtuar teresisht ne kete aspekt dhe e ka lene komunitetin universitar njesoj si me pare te izoluar e te perjashtuar nga shkembimet akademike.8232Pra ne nje menyre te cuditshme edhe pse ndodhemi ne zemer te Europes ne fatkeqesisht kemi formuar nje sistem tonin vetereferencial te vlerave qe ka permbysur sistemin universal te vlerave. Te ne pandershmeria eshte bere norme dhe ndershmeria eshte bere perjashtimi dhe duket se e gjithe shoqeria eshte dorezuar dhe i eshte pershtatur tanime ketij realiteti. Mjafton te analizohen debatet politike per te pare se dallimi mes aktoreve nuk behet me ne aspekte ideologjike identiteti politik ceshtjesh te trajtuara apo programi i propozuar i qeverisjes apo vizioni. Ne fakt gjithcka behet fjale per nivele apo permasat e shkeljes kush ka abuzuar me shume e kush e ka tepruar fare me abuzim pra gara behet mes aktoresh qe synojne te bindin publikun se kush eshte me pak keq se tjetri. Kjo situate te le pershtypjen se shoqeria shqiptare ka hequr dore nga kerkimi i daljes nga tuneli por i jane mesuar syte me erresiren dhe ka nisur te mobiloje tunelin e te vendoset aty ne menyre permanente.
Relativizimi i vlerave dhe konvencioneve ka bere qe tanime te konsiderohen te pranueshme dhe te gelltitshme gjera qe dikujt ne nje vend te zhvilluar do ti dukeshin tronditese. Nuk kishte si ndodhte ndryshe ne rastin kur kapercehen konvencionet apo parimet atehere behet e pamundur qe te percaktohen mandej nivelet e pranueshmerise apo teprices. Kush mund te thote se deri ne cilin nivel mund te kaperdihet korrupsioni abuzimi nepotizmi apo paaftesia. Niveli i permases kritike eshte krejt subjektiv ndersa parimi apo konvencioni eshte universal dhe kategorik e prandaj eshte me mire dhe e sigurt ti permbahemi pranimeve sesa niveleve relative te tolerances se shkeljes se ketyre parimeve.
Nje nder ilustrimet me tipike te konformitetit qe ka pllakosur lidhur me pranimin e heshtur te ketyre shkeljeve apo normave se prapthi eshte situata qe u krijua ne opinion publik gjate pjeses se fundit te qendrimit ne Shqiperi te ambasadorit amerikan Withers. Aq rende eshte situata sa edhe Perendimin kemi rifilluar ta shohim vetem nepermjet lenteve shtremberuese te konvencioneve tona te shtrembra dhe shumica kujtoi se ambasadori i shtetit me dashamires ndaj Shqiperise vepronte kryekeput me koken e vete dhe gjithcka ne veprimet e tij i kishte personale dhe arbitrare sepse fundja keshtu funksionojne gjerat ne Shqiperi. Harrojne qe ne SHBA mbizoteron vazhdimesia institucionale dhe mes institucioneve te ndryshme qendrore Departamenti i Shtetit njihet si me konservatori. Ne kete kendveshtrim shumekush ne Shqiperi nisej nga pervoja jone ku titullari eshte ai qe percakton ne menyre supreme funksionalitetin marredhenien me ligjin politiken e kuadrit permbushjen e detyrave apo strategjite e institucionit. Ne rastin e reformes ligjore te lustrimit nuk ishte se Withers-i ne menyre personale e tekanjoze iu kundervu kesaj nisme por vete ligji ne vetvete shkelte ne mbi dhjete pika Kushtetuten dhe konventat nderkombetare te te drejtave te njeriut qe kemi nenshkruar duke diskredituar e denigruar teresisht qellimin fisnik per te cilin edhe duhet krijuar nje ligj ndryshe i lustrimit. Pra jo me kot ketij ligji iu kundervune Gjykata Kushtetuese Komisioni i Venecias perfaqesues te larte te Departamentit te Shtetit OSBE-se Keshillit te Europes e BE-se ambasadore te akredituar ne Shqiperi e mbare shoqeria civile. Mirepo e gjithe kjo vale kundershtimesh nuk mjaftoi per te shkulur nga bindja ne Shqiperi se Withers e kishte personalisht dhe oborrtaret mediatike e lakej te ndryshem kinse eksperte me integritet iu versulen personalisht perfaqesuesit te shtetit tone kryesor aleat. Nderkohe qe pas ikjes se Withers te gjithe diskutonin se me ikjen e tij padyshim pritet qe ambasadori i ri Arvizu do ndryshonte kursin e politikes.
Ne kete gjendje izolimi si te ishim ishull i rrethuar nga te tjera realitete europiane duket qarte qe zgjidhja e vetme eshte rikthimi te parimet me themelore. Eumlshte shnderruar ne domosdoshmeri riperseritja e atyre fushatave edukuese dhe promovuese qe u nisen ne fillim te viteve lsquo90 per vlerat dhe parimet universale qe bejne te mundur ndertimin e nje sistemi solid liberal demokrat. Rruga negative qe po ndjekim thjesht ka per te instaluar e cimentuar ne Shqiperi nje sistem politik amerikano-latin ka per te ulur pritshmerite dhe aspiratat e shoqerise dhe ka kultivuar dorezimin rrjedhjen e metejshme te trurit plogeshtine politike dhe cinizmin ndaj realitetit. Ne kushtet ku eshte katandisur vendi eshte bere me e nevojshme se kurre qe te rikujtohen ato frymezime qe shtyne mijera te rinj qe te kerkonin qe Shqiperia te behej si e gjithe Europa.