E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asfaltohen 10 km e parë

Levan–Vlorë

Ka filluar asfaltimi i kilometrave të parë të autostradës Levan-Vlorë, pas mobilizimit nga e para të shoqërisë ndërtuese. Punimet në këtë autostradë kanë pasur një fillim jo të mirë si rezultat i mungesës së organizimit dhe mobilizimit të firmës kontraktuale “Alpin-Bau” dhe të problematikave të saj të brendshme me nënkontraktorët. Pas inspektimit të këtij segmenti, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, tha se ka përfunduar asfaltimi për 10 kilometrat e para të rrugës. “Jemi në kulmin e punimeve në sektorin e rrugëve, inspektimi i tanishëm në segmentin Levan–Vlorë është mjaft pozitiv. është një projekt me të cilin ne kemi pasur probleme jo të vogla, probleme që përfundimisht duket se janë zgjidhur dhe progresi i punëve tregon se ka një ndryshim rrënjësor të situatës”, tha ministri. Në të njëjtën kohë menaxheri i firmës së huaj “Alpin–Bau” theksoi kapërcimin e problemeve të shfaqura dhe rritjen e intensitetit të punimeve. Kompania ka bërë një ndryshim të detyruar të të gjithë stafit drejtues e të nënkontraktorëve dhe ka filluar mobilizimin e plotë të punimeve, sidomos në pjesët kritike të këtij segmenti, siç është ura e Ferrasit dhe ajo e Vjosës, të cilat duhet të përfundojnë brenda këtij viti. Autostrada Levan–Vlorë ka një gjatësi prej 25 km, gjerësi prej 31.5 km dhe përbëhet nga 4 korsi. Shpejtësia e lëvizjes së mjeteve do të jetë 120-130km/orë. Punimet priten të përfundojnë në verën e vitin 2011.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›